“Treni i fundit për Kosovën?”, ShBA: S’ka marrëveshje më të mirë se plani i BE-së

    Plani europian është marrëveshja më e mirë në dispozicion për Kosovën, deklaroi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, duke nënkuptuar kështu se mund të mos ketë një rast tjetër si ky.

    Zyrtari i lartë amerikan sqaroi se gjasat për njohje reciproke tani “nuk janë shumë të mëdha”, për shkak të qëndrimit të Serbisë, por plani i BE-së nënvizoi ai është i përkohshëm.ADVERTISING

    “Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se, në këtë moment, nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”, tha ambasadori. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kanë pranuar në parim propozimin që nuk parashikon njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, por angazhimin e palëve që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

    Hovenier theksoi se fokusi kryesor i pakëve tani duhet të jetë “zbatimi i suksesshëm dhe efektiv” i planit. Këtë herë, sipas tij, gjërat janë ndryshe sa i përket zbatimit, për shkak të nivelit të angazhimit politik, mbështetjes dhe seriozitetit.

    “Nuk po them se procesi për Marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e relative mes dy vendeve nuk ka qenë serioz dhe nuk ka pasur mbështetje, por këtë herë duket pak më ndryshe. A mund t’ju garantoj se zbatimi do të ndodhë saktësisht ashtu siç arrihet pajtimi? Unë mund të garantoj se komuniteti ndërkombëtar do ta kërkojë një gjë të tillë dhe kemi menduar me shumë kujdes se çfarë mjetesh kemi për të stimuluar implementimin e plotë”, ishte komenti i tij. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Financial Times: Bandat shqiptare, deri në Amerikën Latine e Azi!

    Lajmi i rradhës

    Më shumë se dy muaj e gjysmë infermieret e Shëndetit në Shkup punojnë pa rrogë, pa sigurim dhe pa kontrata pune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë