Treni në fshatin Kondovë kalon pa sinjalizim dhe pa traun mbrojtës, kanë ndodhur edhe aksidente

    Kështu kalon treni para fshatit Kondovë në Komunën e Sarajit. Pa sinjalizim dhe pa traun mbrojtës. Për këtë shkak kanë ndodhur edhe aksidente rrëfejnë banorët që kanë qenë dëshmitar të ngjarjeve.

    “Shumë është e rrezikshme, kalojnë gjatë gjithë kohës automjete. Një herë kur kishte aksident vetura e cila u aksidentua me trenin u përplas në oborrin tonë. Kishte të lënduar ishte katastrofë. Kjo ka ndodhur para tre viteve”, thotë një banor.

    “Pasi punoj si taksist kaloj çdo 10-15 minuta ashtu e kemi lëvizjen”

    A ndaleni çdoherë që ta shihni a kalon treni?

    “Por kot që ndalemi pasi sinjalizimi nuk punon dhe është shumë rrezik”, thotë një taksist.

    “Shumë është e rrezikshme. Këtu duhet të vendosen rampa. Sinjalizimi sa kohë nuk punon dhe a ka pasur aksiednte? Po ndodhin”, thotë qytetari.

    “Shpesh herë nuk punon sinjalizimi. Jo vetëm këtu por edhe në Rashçe dhe Radushë”, thotë një banor i kësaj ane.

    “Është e rrezikshme. Por edhe me vetura vozitet shpejtë, aty lartë i kanë shkel disa fëmijë. S’ka shtet. Kontrolla nuk ka fare, vidhet”, thotë qytetari.

    Kontaktuam drejtorin e NP “Hekurudha Inftrastruktura”, Hari Llokvenec i cili tha që disa herë e kanë rregulluar sinjalizimin por banorët po e dëmtojnë. U bëri apel qytetarëve që mos të vjedhin pjesë që po e dëmtojnë sinjalizimin.

    Sinjalizimi do të rregullohet menjëherë për disa orë. Ndërsa në fillim të vitit 2023 do të vendosim rampa. U bëj apel qytetarëve që mos ta dëmtojnë sinjalizimin. Kanë ndodhur disa raste ku qytetarët kanë vjedhur pjesë ku pastaj është ndalur edhe sinjalizimi. Këtë e kam bërë edhe përmes hoxhallarëve ku kam kërkuar që tu ligjerojnë banorëve që mos t’i dëmtojnë hekurudhat”, u shpreh Hari Llokvenec, Drejtor i NP Hekurudha Infrastruktura.

    E reagimi ka qenë i menjëhershëm pasi ekipet kishin ardhur ta rregullojnë sinjalistikën.

    Për momentin në këtë vendkalim kalojnë vetëm trenat që bëjnë transportin e mallrave. Treni që bartë qytetarët e që kalon në këtë vendkalim është prishur. Ndërsa për këtë nga NP Hekurudha Transporti informojnë që së shpejti do ta lëshohet treni për në Kërçovë. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Ohrit nuk ka para për kërkesat e UNESCO-s

    Lajmi i rradhës

    “E Majta” dorëzon deri te Talat Xhaferi versionin e korrigjuar të nismës për referendum

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë