Trotinetë elektrikë në Tetovë – mënyrë e re që pritet të lehtësojë lëvizjet e qytetarëve

    Tetova nga sot bëhet pjesë e qyteteve me shërbimin e trotinetëve elektrikë nga kompania TROTI.mk, në bashkëpunim me AR-Holding. Kryetari i komunës, Bilall Kasami, njoftoi se ky projekt shënon fillimin e një epoke të re të lëvizjes urbane, që synon të jetë më e qetë, më ekologjike dhe më moderne, përcjell Nistori.

    Trotinetët mund të huazohen përmes një aplikacioni mobil dhe kushtojnë 6 denarë për minutë. Përdoruesit duhet të jenë mbi 13 vjeç, ndërsa helmeta dhe jeleku reflektues janë të detyrueshme në raste të caktuara. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 25 km/h.

    Rregullat ndalojnë qartë vozitjen nga më shumë se një person, heqjen e duarve nga timoni dhe transportin e sendeve gjatë përdorimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Muhsin Arifi dhe bashkëpunëtori i tij akuzohen për marrje ryshfeti prej 20 mijë eurosh nga një pacient

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë