Trotinetët elektrik, gjoba mbi 50 euro nëse nuk respektohen rregullat e trafikut

    Mund të gjobiteni nëse ngisni trotinet elektrik në korsinë e makinave. Duhet të vozisni vetëm në shtegun e biçikletave ku shpejtësia e lëvizjes duhet të jetë 25km/h dhe trotuar me shpejtësi 6km/h. Këtë e parasheh Ligji për trotinetë elektrik që u miratua në dhjetor 2020. E domosdoshme është edhe mbajtja e helmetës, e gjatë natës edhe e jelekut fluoreshent. Në të kundërtën dënimet janë nga 50 euro e sipër, varësisht çfarë rregulle shkelet.

    “Nuk duhet të vozitet pa duar, të bëjnë çmenduria, nuk duhet të voziten më shumë persona në trotinet, nuk duhet të lidhet kafshë shtëpiake, pra duhet të jemi të koncentruar në trafik. Nuk është e nevojshme leje e veçantë për vozitje e mjaftueshme është që personi t’i ketë mbushur 14 vjeç dhe të respektohen rregullat që të jemi të sigurt në trafik”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

    Por shpesh qytetarët janë ankuar se mungesa e infrastrukturës i pengon që të lëvizin me këtë mjet të ri  transporti. Zëdhënësi i policisë thotë se për rrugët, kompetente janë komunat, por shton se për sigurinë e ngasësit të trotinetit dhe të të tjerëve, në trafik duhet të lëvizet vetëm në ato pjesë ku ka infrastrukturë të përshtatshme.

    “Trotinetet duhet të përdoren në ato vende ku ka infrastrukturë, sepse  nuk do të thotë se nëse nuk ka diçka ndokujt i lejohet ta thyej Ligjin. Kur nuk ka infrastrukturë, pra nëse nuk ka aeroport nuk mund të fluturoni, pra edhe në këtë rast, kur nuk keni infrastrukturë ai mjet transporti  nuk duhet të përdoret, duhet të përshtateni me kushtet e rrugës”, pohoi Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

    Përndryshe, gjatë vitit të kaluar nuk është shënuar asnjë viktimë në trafik si vozitës i trotinetit elektrik, por janë lënduar rëndë 11 persona, ndërsa 22 kanë marrë lëndime të lehta. Ndryshe sinjalizimi që vlen për mjetet tjera në trafik, vlen edhe për trotinetët elektrik. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdojnë përplasjet për rrymën mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka të ndalur betonizimi në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë