Vazhdojnë përplasjet për rrymën mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

    Rritja e paralajmëruar e rrymës me të paktën 10 për qind nuk do t’i bëjë qytetarët që t’i kthejnë në shtëpi sobat me dru në vend të energjisë elektrike apo peletëve. Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, pret që edhe këtë vit të shfrytëzohen subvencionet shtetërore për kondicionerët me inverter dhe sobat me peleta, përkundër çmimit të paralajmëruar edhe më të lartë të energjisë elektrike.

    “Propozimi për rritjen e energjisë elektrike nuk është finalizuar, por kam dëgjuar se ka mundësi që rritja të jetë hap pas hapi, por për shumicën e qytetarëve çmimet do të mbeten të njëjta. Pra, ne nuk presim që familjet të përdorin një burim tjetër ngrohjeje. Natyrisht, tashmë në vend kemi subvencione të shumta: për inverterë, për përdorimin e peletave apo mënyra të tjera, si pompat për ngrohje. Dëshirojmë që qytetarët t’i shfrytëzojnë subvencionet”, tha Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit

    Ndërkaq vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës se kush e ka fajin që qytetarët do të paguajnë fatura më të larta. VMRO-DPMNE akuzoi se kjo është rezultat i keq menaxhimit të energjisë nga ana e qeverisë.

    “Asnjë tentativë për manipulim nga ana e Qeverisë e as nga rregullatori i preferuar i LSDM-së, Bislimovski, nuk do dhe nuk guxon të arsyetojë krimin me tenderët në 4 sy në TEC, nuk do të mund të arsyetojë injorancën e punës në sektorik energjetik të kësaj qeverie, as zhvatjen që e kanë bërë, që është raportuar në MPB përmes TEC Manastirit dhe pompimit i parave përmes agjencive të sigurisë”, tha Dimçe Arsovski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

    LSDM, nga ana tjetër, ka kërkuar publikimin e komunave të cilat sipas tyre kanë shkelur ligjin dhe do të shkaktojnë rritje të çmimit të rrymës.

    “Mickoski në vend që t’i arsyetojë, të thotë se cilët kryetarë komunash nga VMRO-DPMNE përmes keqpërdorimeve e kanë shkelur ligjin dhe me këtë shkaktojnë rritje më të madhe të çmimit të rrymës. Në VMRO-DPMNE nuk ka ndryshim, ajo mbetet parti e krimit, e përvetësimit dhe e veprimit në dëm të qytetarëve dhe shtetit”, thonë nga LSDM

    Çmimi i ri i energjisë elektrike që përdorin amvisëritë duhet të formohet muajin e ardhshëm. Kompanitë energjetike kanë edhe tri ditë kohë për të dorëzuar përllogaritjet e kostos në Komisionin Rregullator, pas së cilës rregullatori do të vendosë se sa prej tyre do të pranohen dhe do të vendoset për çmimin e ri. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Të mërkurën pritet një rritje e re e çmimeve të produkteve bazë

    Lajmi i rradhës

    Trotinetët elektrik, gjoba mbi 50 euro nëse nuk respektohen rregullat e trafikut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë