Turisti holandez u kafshua nga gjarpëri në Ohër, jeta i shpëtohet në spitalin e Dibrës

    Një turist nga Holanda është kafshuar nga një gjarpër helmues, por duke qenë se spitali i Ohrit nuk kishte serum, me autoambulancë është transportuar në spitalin e Dibrës, ku i është shpëtuar jeta.

    Drejtori i spitalit të Dibrës deklaroi se shumë herë shpëtojnë jetën e njerëzve të kafshuar nga gjarpërinjtë, të cilët shpesh janë banorë të Shqipërisë që jetojnë afër kufirit, sepse spitali i Peshkopisë është më larg spitalit të Dibrës.

    Sipas informacioneve, gjatë ditëve të fundit dy shtetas të huaj kanë marrë anti-viperin (serum kundër helmit të gjarprit) në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, i cili u ka shpëtuar jetën.

    “Në një rast bëhet fjalë për një person nga vendbanimet fqinje shqiptare, në ambulancat e të cilit për momentin nuk ka pasur serum, dhe për faktin se spitali ynë është më afër se ai rajonal në Peshkopi, ndihma e nevojshme jepet më shpejt dhe në kohë. Nëse një serum i tillë nuk merret brenda 3 deri në 4 orë, ndodh vdekja”, ka thënë për AIM, drejtori i spitalit në Dibër, Jetlumt Pasholi.

    Rasti i dytë ishte dje.

    “Për rastin na kanë telefonuar kolegët e spitalit të përgjithshëm nga Ohri, të cilët nuk kanë pasur serum dhe menjëherë kemi dalë në ndihmë. Ka qenë koha në pyetje, e cila nuk na ka lejuar ta çojmë serumin në Ohër, për këtë arsye pacienti na është sjellë me autoambulancë nga spitali i Ohrit, ka marrë antiviperin dhe është kthyer sërish në Ohër”, tha Pasholli.

    Ndryshe, periudhën e fundit për shkak të motit është shtuar prania e gjarpërinjve nëpër vendbanime. Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se kanë intervenuar në shumë raste ku kanë larguar gjarpërinjtë, ndërsa i fton qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj kohe./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bekim Fazliu: puna e parë e qeverisë duhet të jetë zbardhja e rasteve të montuara

    Lajmi i rradhës

    Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë