Turizmi, etje për punëtorë – Të gjithë po kërkojnë krah pune

    14 milionë turistë parashikohet ta vizitojnë vendin tonë përgjatë këtij viti. Kërkesat më të mëdha për fuqi punëtore janë pikërisht nga sektori i turizmit.

    Sektori Hoteleri-Turizëm, restorantet, baret, kërkohen punonjës që nga pozicionet më të ulëta deri tek me të lartat, kuzhinier, menaxher, kamarier, pastruese, punëtorë krahu.

    Mbetet e lartë kërkesa në industrinë e fasonerisë dhe prodhimit. Fillimi I këtij viti solli edhe mbylljen e disa fasonerivene mungesë të fuqisë punëtore dhe të forcimit të lekut. Kërkesë të lartë dhe konstante kanë kompanitë për zhvillues dhe programues.

    Kjo kërkesë mban vendin numër 1 në listë. Kjo edhe për faktin që qeveria shqiptare është duke nxitur kompanitë ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit.

    Me ardhjen e tyre do të ketë akoma më shumë kërkesa për këto pozicione dhe ndikimi që do të kenë në zhvillimin e ekonomisë së vendit do të jetë I lartë”, shprehet Eranda Ymerali, Eksperte për punësimin. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Kadare, pse ky polarizim?

    Lajmi i rradhës

    A po e humb Perëndimi betejën me Kinën për zemrën e Serbisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë