Ahmeti kritikon ASH-në: Më keni lodhur se bashkëqeveris me kriminelët, tani i keni bërë miq

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhje lokale të 17 tetorit mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së.

    Ahmeti i ka kujtuar opozitës shqiptare akuzat që ia kanë bërë para 10 vjetësh, se po “bashkëqeveris me kriminelë siç ishte VMRO-DPMNE-ja”.

    Sot, i kritikon të njëjtat, se personat për të cilët e kritikonin, “i kanë bërë miq”.

    “Mirë është që ata komunikojnë, por të kaluarën të mos e harrojnë sepse gati 10 vite më kanë lodhuar mua, por e kanë lodhur edhe popullatën se si unë bashkëpunoj dhe bashkëqeveris me kriminelë siç është partia e VMRO-së. Kështu që bëjnë mirë. Le të jetë kjo një shkollë që është politikë ditore dhe të mos merren me deklarata, me prononcime aq ekstreme për shembull që i kanë bërë tash e para 10 vitesh, 5 ose 7 vitesh, sepse nuk e heqshin nga rendi i ditës që unë bashkëqeveris me një parti kriminele siç ishte VMRO-DPMNE. Tani, për çështje të interesave të politikave ditore po bëjnë, me ato kriminelët me të cilët isha unë, ti sot po i bën miq”, tha Ahmeti në intervistë për ABC News.

    Lajmi Paraprak

    Koalicioni VMRO-DPMNE dhe ASH-AAA mbështesin Arsovskën për kryetare të Shkupit

    Lajmi i rradhës

    Sejdiu do të garojë përsëri për të parin e komunës së Zhelinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë