“Turp për gjyqësorin, turp për gjykatësin” – Fjalët e babait të viktimës në aksidentin në Llaskarcë

    Sërish është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Llaskarca”. Seanca është anuluar sërish me arsyetimin se nuk është bërë super-ekspertiza. Babai i njërit prej viktimave, Bllagojçe Tërpevski thotë se zvarritja po bëhet me qëllim për të mbrojtur fajtorët.

    “Unë ju siguroj se këtë super ekspertizë e bëjnë njerëz joprofesional. E dimë ne se cilët njerëz janë angazhuar ta bëjnë këtë super ekspertizë. Ne të gjithë dyshojmë dhe kemi frikë së kjo super ekspertizë është e porositur vetëm që të mbrohen fajtorët në këtë lëndë dhe të zvarritet procesi”, tha mes tjerash Tërpevski.

    Tërpevski theksoi se të njëjtën ekspertizë, Fakulteti i Makinerisë e bëri për 6 javë.

    “Super ekspertizën që duhej ta bënte Byroja për ekspertizë gjyqësore edhe pas një viti nuk ka lëvizur asgjë nga vendi. Kjo që po ndodh është turp për gjyqësorin, turp për gjykatësin i cili udhëheqë me lëndën, turp për Byronë për ekspertizë gjyqësore. Më herët Fakulteti i Makinerisë të njëjtën super ekspertizë e bëri vetëm për 6 javë, nuk e di edhe sa kohë duhet të presim që kjo procedurë të përfundojë përfundimisht”, tha mes tjerash.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski – komunave: Mos qëndroni ulur dhe të pini kafe, paraqituni për rrymë më të lirë për shkollat ​​dhe ujësjellësit

    Lajmi i rradhës

    Nga plani franko-gjerman në propozim të Brukselit: Çka dihet deri më tani?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë