Turqia e gatshme për të monitoruar paqen në Ukrainë

    “Turqia është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësinë për të mbikëqyrur një armëpushim të mundshëm në Ukrainë”, ka deklaruar ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në një bisedë me anëtarët e “koalicionit të vullnetarëve” dhe me partnerët e Kievit.

    Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, ose i ashtuquajturi “koalicioni i vullnetarëve”, u takuan në Kiev me Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës dhe ranë dakord për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor më 12 maj me mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa kërcënuan presidentin Vladimir Putin me sanksione të reja “të shumëfishta” nëse Rusia nuk e respekton.

    Bëhet e ditur se Fidan iu bashkua koalicionit dhe theksoi përkushtimin e Turqisë për integritetin territorial të Ukrainës, shkruan Reuters.

    Gjithashtu, ai shprehu mbështetjen e Ankarasë për përpjekjet për të vendosur një armëpushim të pakushtëzuar dhe shtoi se Turqia është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësinë për të mbikëqyrur një armëpushim në Ukrainë, nëse vendoset.

    Ndryshe, anëtari i NATO-s, Turqia ka mbajtur lidhje të ngushta me Kievin dhe Moskën që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022.

    Autoritetet turke kanë shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës dhe i kanë ofruar edhe ndihmë ushtarake. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    200 asistentë arsimorë do të jenë pjesë e shkollave të mesme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë