Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Deputetët turq kanë miratuar një projektligj që kufizon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç.

    Masa shihet si pjesë e një trendi global për mbrojtjen e të miturve nga rreziqet në internet.

    Vendimi u mor një javë pas një sulmi të armatosur në një shkollë fillore në Kahramanmaraş, ku një 14-vjeçar vrau disa nxënës dhe një mësues, ndërsa më pas humbi edhe vetë jetën.

    Autoritetet po hetojnë aktivitetet online të sulmuesit për të kuptuar motivin e tij dhe lidhjet e mundshme me përmbajtje të dëmshme në internet.

    Sipas ligjit të ri, platformat si YouTube, TikTok, Facebook dhe Instagram do të detyrohen të vendosin sisteme për verifikimin e moshës dhe mjete për kontroll prindëror.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan duhet ta nënshkruajë projektligjin brenda 15 ditëve që ai të hyjë në fuqi, ndërsa më parë ka folur për rreziqet që rrjetet sociale paraqesin për fëmijët.

    Opozita në Turqi e ka kritikuar nismën, duke theksuar se mbrojtja e fëmijëve duhet të bazohet në politika dhe jo në ndalime të drejtpërdrejta të qasjes në rrjete sociale. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Qindra metra katrorë dhe punime pa leje – Çfarë po ndërtohet në pronën e Radoiçiqit në Beograd?

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është pasurimi i uraniumit dhe sa shpejt mund të ndërtojë Irani një bombë bërthamore?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë