Turshitë, më lirë në dyqane sesa me i përgatit vet!

    Rritja rapide e çmimeve në gjithçka ka prekur edhe Dibrën. Porodhiment bujqësore dukshëm janë shtrenjtuar ndërsa kjo ka bërë që në dibranët te mendohen dy herë para se të nisin përgatitjen e zahireve tradicionale për vjeshtë-dimër. Në tregun e gjelbërt të Dibrës, një kilogram speca të kuq shitet për rreth 70 denarë, kurse çmime shumë të larta kanë edhe domatet, kastravecët, lakra, lulelakra, brokulli… Për shkak të çmimeve të larta është përgjysmuar numri i dibraneve që kanë filluar ta përgatisin ajvarin tradicional. Nga ana tjetër, pjesa tjetër e amvisave ajvarin po e blejnë nëpër marketet e qytetit.

    Shtatori dhe tetori janë muajt kur përgatiten turshitë, respektivisht zahiretë dimërore. Por, këtë vit në Dibër mund të themi se është përgjysmuar interesimi për përgatitjen e zahireve . Shkaku kryesor janë çmimet e larta të prodhimeve bujqësore. Gjatë vizitës që ia bëmë tregut të Dibrës, vërehet se çmimet janë të larta në krahasim me çmimet e një viti më parë. Përveç çmimeve të larta për specat të kuq, janë shtrenjtuar edhe prodhimet e tjera bujqësore. Tregtarët thonë se janë të detyruar të rrisin çmimet, pasi janë shtrenjtuar edhe harxhimet për prodhimtarinë.

    Ramadan E. nga rrethi i Shkupit është tregtar i cili në kontinuitet shet prodhimet bujqësore në tregun e gjelbër të Dibrës.

    “Me të vërtet çmimet që kemi te prodhimeve bujqësore janë të larta, por kjo ndodh për shkak të rritjes së çmimeve në të gjitha sferat. Unë nuk jam prodhues, që do të thotë se nuk jam bujk, por tregtoj prodhimet bujqësore. Çmimet me të cilat i blejmë prodhimet nga buqit, dukshëm janë rritur dhe ne si tregtar jemi të detyruar që ata ti shesim me këta çmime që i shihni. Gjithmonë jam në Dibër dhe e shoh se për shkak të çmimeve të larta, dukshëm është ulur interesi për blerjen e prodhimeve bujqësore”, thotë Ramadani.

    Biseduam edhe me disa buq dibranë, të cilët janë prezent në tregun e qytetit dhe shesin prodhimet e tyre bujqësore.

    “Kemi shumë harxhime, prandaj edhe çmimet janë të larta. Në krahasim me çmimet e prodhimeve industriale siç është sheqeri, vaji e tjerë, prodhimet bujqësore nuk e kanë atë nivel të rritjes. Por ja, sërish specat e kuq po mbeten pa u shitur, pasi për qytetarin e rëndomtë, më mirë me e ble një kavanoz ajvar për 150-180 denarë (më të lirin), se sa me e përgatit vet dhe harxhimet për një kavanoz të shkojnë deri 250 denarë”.

    Në tregun dibran këto ditë janë prezent tregtarë edhe nga Gostivari, Tetova, Strumica, Gjevgjelia dhe qytete të tjera. Edhe ata ankohen në uljen drastike të blerjes të prodhimeve bujqësore për çka thonë se problemi qëndron tek çmimet e larta.

    Në lidhje me përgatitjen e turshive, respektivisht zahireve dimërore – biseduam edhe me dibranen Teuta. F. Ajo na thotë se turshitë tradicionalisht i përgatit në këtë periudhë të muajit shtator. Por, siç tregon ajo, këtë vit do të blej prodhime të pakta, për pak turshi sepse çmimet janë të papërballueshme.

    “Çmimet janë shumë të larta dhe harxhimet për një kilogram ajvar, nëse e përgatit në shtëpi, më kushtojnë deri 250 denarë. Këtu duhet njëkohësisht të merret parasysh edhe angazhimi personal, prandaj edhe si shumë familje tjera, edhe ne do të furnizohem me ajvar nga marketet tregtare të Dibrës. Megjithëse nuk është si ajvari që e bëjmë në shtëpi – ai tradicionali, prapë çmimi i lirë është ajo që na josh”, thotë Teuta. /koha/

    Lajmi Paraprak

    SHTRENJTIMI I QUMËSHTIT, SHKAK SHTRENJTIMI I RRYMËS ELEKTRIKE DHE FUQIA PUNËTORE

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia, vendi më i varur nga importi i energjisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë