“TVSh-ja ime” do të mbetet në fuqi edhe me formimin e Qeverisë së re

    Masa “TVSH-ja ime” do të vazhdojë edhe me formimin e Qeverisë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçоska thotë se do të ketë ndryshime, por nuk do të jenë të dukshme për qytetarët, por në sistemin e Drejtorisë së të Hyrave Publike.

    “Korrigjime do ë kemi në një pjesë, por qytetarët nuk do të preken drejtpërdrejt”, tha ministrja.

    Ajo shtoi se ka pasur raste ku qytetarët kanë skanuar llogari fiskale, por DAP i ka refuzuar sikur të mos jenë origjinale, ndërsa kur kanë parashtruar ankesa, nuk kanë marrë reagim ose informatë nga DAP.

    “Ka mangësi kjo masë dhe këto janë punë që do t’i shohim nga ana e DAP, kurse te qytetarët nuk do të ndryshojë asgjë”, u shpreh ajo.

    Lajmi Paraprak

    Ku fshihet lumturia e njeriut?

    Lajmi i rradhës

    ASh Diasporë: VLEN bashkëpjesëmarrëse në fshirjen e diasporës, tërhiqni vendimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë