U.d. drejtoresha e “Istikball” Murseli: Komuna e Tetovës kërkon që të veproj në kundërshtim me ligjin

    Ushtruesja e detyrës – drejtoresha e shkollës fillore “Istikball” në Tetovë Qefsere Mureseli, nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur dorëheqjen e saj nga posti i drejtorit, kështu duke akuzuar Komunën e Tetovës si institucioni që minon dhe anashkalon autoritetin e saj si u.d. drejtoreshë shkolle, përcjell Nistori.

    Problemi që përmend Murseli është se asaj i është kërkuar që të veprojë në kundërshtim me logjin, kështu duke ndërprerë një procedurë disciplinore ndaj dy të punësuarave të shkollës, të cilat jo vetëm që nuk e respektojnë orarin e punës, por edhe shpeshherë nuk shfaqen aspak në vendin e punës, duke kryer në këtë mënyrë obstruksione serioze në mbarëvajtjen e procesit edukativ e arsimor për nxënësit.

    “Problemi më i madh ka të bëjë me kërkesat e ditës së djeshme dhe të sotshme nga të dërguar të Komunës së Tetovës që unë si drejtoreshë të veproj në kundërshtim me ligjin për të ndërprerë një procedurë disiplinore ndaj dy të punësuarave të cilat jo vetëm që nuk e respektojnë orarin e punës, por edhe shpeshherë nuk shfaqen aspak në vendin e punës, duke kryer në këtë mënyrë obstruksione serioze në mbarëvajtjen e procesit edukativ e arsimor për nxënësit tanë. Tendencat e këtilla të Komunës së Tetovës për të minuar dhe anashkaluar autoritetin tim si drejtoreshë e shkollës dhe duke i komunikuar mesazhet apo duke deleguar pjesë nga vendimmarrja tek pozitat zëvendëse ose vartëse janë veprime që nuk përputhen as me ligjin, as me misionin tim, as me misionin e shkollës, e as me praktikat normale e logjike të mbarëvajtjes së punës në një institucion ku vendosen themelet për krijimin e të ardhmes duke edukuar e aftësuar fëmijët tanë.” – shkruan Murseli.

    Ajo thotë se janë të pakuptueshme vonesat dhe pengesat në sigurimin e materialeve të nevojshme për vijim normal të procesit mësimor dhe punës në përgjithësi, sidomos kur ka indikacione se këto vonesa bëhen për të gjetur “tenderuesin që i përshtatet” dikujt me lidhje direkte në Komunën e Tetovës.

    Këto janë disa arsyet, sipas saj, si ushtruese detyre drejtoreshë e shkollës fillore komunale “Istikball” ta bëjë publike dorëheqjen nga pozicioni u.d. drejtoreshë. Murseli thotë se i takon inspektoratit arsimor që në të ardhmen t’i bëjë publike iniciativat e saj ligjore të dorëzuara deri te Komisioni Disiplinor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Borrell mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë rreth deklaratës për të pagjeturit

    Lajmi i rradhës

    Gjermania ka mungesë të infermierëve, rritet numri i të moshuarve që kanë nevojë për kujdes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë