U hodh nga pallati polici që ndaloi djalin e biznesmenit Samir Mane

    U hodh nga pallati polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e biznesmenit Samir Mane. Ngjarja në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe sipas burimeve polici A.S ndodhet në gjendje të rëndë.

    Në momentin që është hedhur nga pallati 11 katësh, ai ka mbetur te kabllot e internetit dhe më pas është përplasur.

    Njoftimi i policisë:

    Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. /VNA/

    Lajmi Paraprak

    “NJË JETË PA LUGË TË PLASTIKËS NË GOJË, NJË JETË E PA SHIJUAR”

    Lajmi i rradhës

    Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë