Çmimi i transportit mbetet i njëjtë, pavarësisht uljes së çmimit të derivateve

    Fotografia: Ilustruese

    Edhe një ulje e re e çmimit të derivateve është regjistruar sot nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 denarë, ndërsa benzina Eurosuper BS-98, Dizeli dhe vaji ekstra i lehtë do të ulen për gjysmë denari.

    Sipas KRRE-së edhe mazuti do të ketë ulje me gjysmë denarë. Por, transportuesit e mallrave dhe të udhëtarëve nuk heqin dorë nga vendimi për të mos ulur çmimet e shërbimeve të tyre, ndonëse kostot e transportit të biletave i patën rritur duke iu referuar ngritjes së çmimeve të derivateve.

    Autoritetet thonë se çmimi i naftës dhe derivateve të tjera është ulur me shpejtësi në periudhën e kaluar, çka do të thotë se ka ardhur koha që shërbimet taksi dhe transporti ndërqytetës me autobus të ulin çmimet dhe tarifat e shtrenjta, të cilat u përcaktuan kur nafta dhe benzina ishin mbi 110 denarë për litër.

    Lajmi Paraprak

    Trajanov: Pragun zgjedhor 5% nuk do ta kalonte as BDI-ja

    Lajmi i rradhës

    DMSh rrezikon të mbetet pa pilot të avionëve për shuarjen e zjarreve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë