U miratuan ligjet e mbetura për menaxhimin e mbeturinave

    Fotografia: Ilustruese

    Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) njofton se në seancën e sotme të 50 -të, Kuvendi i Republikës së MaqedonisësëVeriutmiratoi katër ligjet e tjera në fushën e menaxhimit të mbeturinave: Ligji për menaxhimin e mbeturinave, Ligji përmenaxhimin epaketimitdhe mbeturinave tëpaketimit, Ligji për menaxhimin e rrjedhave shtesë të mbeturinave dhe Ligji për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave tëveçantatë mbeturinave.

    Muajin e kaluar në Kuvend u miratua Ligji për Menaxhimin e Baterive dhe Akumulatorëve, Mbeturinave të Baterive dhe Akumulatorëve, Ligji për Pajisjet Elektrike dhe Elektronike , Mbeturinat e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

    “Miratimi i kësaj pakete prej 6 ligjesh ka për qëllim reformimin e legjislacionit në fushën e menaxhimit  të mbetjeve, i cili përfshin sistemin e përgjithshëm në nivel kombëtar të rregulluar në Ligjin e Përgjithshëm për Menaxhimin e Mbeturinave dhe ligje të veçanta që kanë të bëjnë  me rrjedhat specifike të mbeturinave, të orientuara në parimet e ekonomisë rrethore dhe parandalimin e mbeturinave, pra ripërdorimin, përpunimin dhe riciklimin.” thuhet në njoftimin e MMJPH-së.

    Nga kjo ministri thanë se hartimi i ligjeve mori një kohë të gjatë, me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe lokal, përmes konsultimit me palët e interesuara, komunat, aktorët kolektivë dhe ndërmarrjet komunale, OJQ -të dhe publiku, në mënyrë që të inkorporojnë nevojat e palëve të interesuara dhe të vendosen themelet e  parimeve të mbrojtjes së mjedisit në një sistem funksional që më në fund do të zbatohet siç duhet edhe në praktikë.

    Lajmi Paraprak

    Zaev për dorëheqjet do të vendos pas hetimit

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Nëse ka nevojë do të vendosim masa shtesë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë