U nisën me të dashurit e tyre në Stamboll, por shumica u kthyen në arkivol

    U nisën me më të dashurit e tyre për një shëtitje në Stamboll gjatë fundjavës së tretë të nëntorit, por, u kthyen në arkivol shumica e tyre.

    Tragjedia me autobus në autostradën Struma të Bullgarisë u mori jetën 45 udhëtarëve. 7 të mbijetuarit u dërguan në Spitalin Pirogov të Sofjes.

    Disa prej tyre për Tv Alsat dhanë dëshmitë e tyre se çfarë tmerri kanë përjetuar gjatë përpjekjeve për t’i shpëtuar vdekjes.

    Por, hetimit i priu ekspertiza teknike mbi autobusin dhe infrastrukturën rrugore. Prokuroria bullgare dhe maqedonase me “hapa breshke” po përpiqen të zbardhin shkaqet se si erdhi deri të djegia e autobusit për më pak se 10 minuta.

    U zbulua se viktimat e pësuan nga zjarri e jo nga përplasja me bankinat. Licenca e Agjencisë “Besa Trans” u mor nga që autobusët që tranzitonin jashtë shtetit kishin kaluar qindra herë pa u evidentuar dhe pa përmbushur kriteret për transport ndërkombëtar. Pronari, mbetet i lirë.

    10 ditë pas tragjedisë, viktimat u identifikuan përmes analizave të ADN-së për t’iu dorëzuar familjarëve.

    Në aeroportin e Shkupit u pritën me nderime të larta shtetërore, por lamtumira e fundit iu dha nga familjarët, të cilët kërkojnë përgjegjësi nga të gjithë për këtë çështje. Përgjegjësi deri më tani nuk pati nga asnjë zyrtar përveç dy doganierëve të pezulluar nga puna.

    Misteret e tragjedisë mbeten të hapura përse u deklarua një i mbijetuar i 8-të që pastaj vetë autoritetet të demantojnë veten duke gjetur një trup të pajetë dy ditë pas forenzikës në vendngjarje.

    Kontrabanda e mundshme e mallrave ilegale me autobus, dyshohet të jetë shkaktare e djegies së shpejtë të autobusit. Mungesa e sinjalistikës në autostradë dhe pushimorja famëkeqe u bënë shkas për aksidentin. Pista hetimit është edhe tek faktori njeri-pra shoferi. Por, autoritetet vazhdojnë të hetojnë rastin deri në zbardhjen e plotë.

    Lajmi Paraprak

    Gjatë natës së Vitit të Ri në Toksikologji janë pranuar 17 pacientë

    Lajmi i rradhës

    Tajvani paralajmëron Kinën kundër “aventurizmit ushtarak”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë