Ndryshimi i motit dhe bora në prill, qytetarët i gjeti të pa përgatitur. Thonë se pasi pranvera trokiti në derë, nuk kishin menduar se do të duhet sërish t’i rikthenin rrobat e dimrit. Edhe pse qershitë në qendër të Shkupit veç më kishin lulëzuar, mes tyre vëreheshin shumë qytetarë të veshur si të ishte muaji shkurt.
Disa qytetarë kujtojnë legjendën e tre plakave.
“S’kemi çka të bëjmë, moti ndryshon. Thuan se janë shkundur plakat këto ditë? Eh, po shkundën edhe pse duhet të jetë në mars por prilli i ka shkundë pak më tepër. Janë hidhëruar? Po, më kënd janë hidhëruar? Eh nuk e di. Ka pasur edhe më herët, e mbaj mend edhe në prill ka rënë borë deri në gjysmë metër”, tha një qytetar.
“Keq, shumë ftohet është. E dinë legjendën e tre plakave? Po. Çfarë ka ndodhur me tre plakat? Tre plakat e kanë ruajtur drurin për këtë kohë dhe pastaj kanë thënë, më shumë ruaje drurin për këtë kohë se do vijë i ftohti”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Cilën legjendë apo për tre plakat? Plaka i ka thënë dhisë, vrapo në mal sepse i kanë thënë “Seçkut” diçka të keqe, ndërsa Seçku ka thënë, më jep Martë tre ditë që unë t’i udhëheq dhe kështu plaka është shndërruar në gurë. Tani nuk është shkurti por ndodhë që në çdo katër vite të ngrije në prill”, theksoi një qytetar tjetër.
“Me befasoi moti, dola në mëngjes dhe e shoh diell por kur dola jashtë, ngrina. Cila është porosia deri tek “Gjyshe Marta”? Që të mos hidhërohet aq shumë”, tha një qytetar.
Pas ndryshimit të motit dhe borës së prillit, në rrjetet sociale shpërndahen video qesharake sa i përket legjendës së tre plakave.
Sipas legjendës, një herë e një kohë, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell plaka iu drejtua qiellit dhe tha: “Tani unë do t’i kullos për qejfi bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”. Në atë moment, marsi i tha shkurtit : “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka ka”. Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke e kthyer atë në shkëmb. /Alsat/