SHBA-ja fuqimisht e mbështetë inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe beson se kjo do të jetë e dobishme për të gjitha vendet e rajonit. Kjo ceket në kumtesën e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Prajs, dalë nga Ambasada e SHBA-së në Bullgari.
Administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden nuk mendon për sanksione kundër Qeverisë bullgare dhe është e bindur se qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë filluan dialog konstruktiv i cili do të ndihmojë me kohë të zgjidhen dallimet e tyre. “E vlerësojmë interesin e fuqishëm të Kongresit amerikan për këtë çështje dhe do të vazhdojmë të mbajmë koordinim të ngushtë me Kongresin për këtë çështje”, thuhet në kumtesën e Prajsit të publikuar nga misioni amerikan në Bullgari.