UNICEF: fëmijët në RMV më të rrezikuarit nga ajri i ndotur

    Organizata për mbrojtjen e fëmijëve UNICEF ndau disa këshilla për mbrojtjen e fëmijëve në vend gjatë ndotjes alarmante të ajrit, pasi sipas tyre ndotja e ajrit është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e fëmijëve. UNICEF gjithashtu thekson se ndotja e ajrit shkakton pasoja shëndetësore të menjëhershme dhe afatgjate tek fëmijët, të cilat mund të jenë të pakthyeshme.

    “Ndotja e ajrit është e lidhur me sëmundjet e frymëmarrjes si pneumonia, bronkiti dhe astma. Mund të përkeqësoj kushtet paraekzistuese shëndetësore dhe të dëmtojnë zhvillimin fizik të tyre. Për shkak të ndotjes mund të preken edhe aspekte të tjera të jetës së tyre. Ndërsa fëmijët rriten, mushkëritë dhe truri i tyre në zhvillim i bëjnë ata veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit. Sistemi i tyre imunitar është më i dobët se ai i të rriturve, duke i bërë ata më të prekshëm ndaj viruseve, baktereve dhe infeksioneve të tjera”, thonë nga UNICEF.

    Në vend, sipas UNICEF 11.6 për qind e të gjitha vdekjeve të foshnjave janë për shkak të ajrit të ndotur, që është çdo e 9-ta vdekje e fëmijëve nën një vjeç.

    Për këtë UNICEF thotë se fëmijët duhet t’u shmangen qëndrimit në zonat me ndotje të lartë si dhe të reduktojnë aktivitet e tyre në ambientet ku ka ndotje të madhe të ajrit.

    “Përpiquni që fëmijët tuaj të kalojnë më pak kohë në zonat me ndotjen e lartë, si afër ose përreth zonave me trafik të rënduar ose burime të ndotjes industriale. Të udhëtohet në ditët kur ndotja e ajrit është më e ulët. Kur ndotja e ajrit është alarmante, është mirë që fëmijët të shmangin aktivitetet e rënda. Lojërat ose aktiviteti fizik duhet të zhvillohen në një kohë shumë të shkurtër, veçanërisht nëse fëmijët kanë shqetësim tjetër shëndetësor, si astma ose infeksione të tjera të frymëmarrjes”, theksuan nga UNICEF

    Shkupi shpesh renditet lart në listën e qyteteve më të ndotura në botë, me nivele mesatare të PM10 ose PM2.5 që tejkalojnë pragun e sigurt për më shumë se 100 ditë në vit. Ndotje të lartë të ajrit kanë edhe qytetet tjera si Tetova, Manastiri, Kavadari, Strumica dhe Koçani, sidomos në muajt e dimrit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kaosi në rrugët e Çairit, dëshmi e përditshme e qytetit

    Lajmi i rradhës

    Çka presin votuesit e rinj në Kosovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë