Uniformat e reja të policisë përsëri pa gjuhën shqipe

    “8 mijë pallto të reja për puonjësit e policisë – vazhdojmë përmirësimin e gjithanshëm të kushteve materialo-teknike për punën e punonjësve të policisë në kuadër të motos së vendosur nga kryesia e MPB – Policia e pajisur për qytetarë të sigurt! Ne jemi të vendosur që në vitin 2022 të vazhdojmë me përmirësimin sistematik dhe të përkushtuar të ambientit të punës së policisë me qëllim përmirësimin e performancës në luftën kundër krimit, përmirësimin e trafikut dhe sigurinë e përgjithshëm të të gjithë qytetarëve në vendin tonë”, thuhet në MPB.

    Ata sqarojnë se gjatë kësaj periudhe në depot e Ministrisë së Brendshme kanë mbërritur 8 mijë copë pallto për efektivët e policisë, të cilat pritet të shpërndahen duke nisur nga dita e sotme, 11 mars 2022.

    Ajo çfarë vërehet në uniformat e policiës është moszbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, përkatësisht zbatimi i gjuhës shqipe në uniformat dhe emblemat e punonjësve të rendit, shkruan Nistori.

    Çfarë thotë Neni 8, paragrafi 3 – dispozitë ku bazohet dygjuhësia për uniformat e policisë

    Uniformat e policisë; të zjarrfikësve; të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj.

    Qeveria të njëjtin e kishte dërguar në Komisionin e Venecias, nëse Neni 8 është në kundërshtim me Kushtetutën e RMV, por Komisioni kishte vendosur se përdorimi i gjuhës shqipe në monedha dhe uniforma nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe se mund të zbatohet në përputhje me nenin 8. Ndërkohë Qeveria nuk ka përgjigje konkrete, përveç se ka dhënë mendim pozitiv zbatimit të shqipes në uniformat e policisë.

    Ndryshe, me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, institucionet e pushteti ekzekutiv, legjislativ, gjyqësorit dhe të vetëqeverisjes lokale, janë të detyruar të flasin edhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve – gjuhën shqipe. Nëse e njëjta nuk ndodh sipas akteve nënligjore deri pas një viti, parashihet gjobë deri më 5.000 euro për institucionet, kurse 1.500 euro për personat përgjegjës

    Ligji i përdorimit të gjuhëve nga Kuvendi i Maqedonisë u miratua më 11 janar të vitit 2018, por presidenti Ivanov në atë kohë refuzoi dekretimin e tij me arsyetimin se është kundër kushtetues. Ligji u kthye përsëri në seancë plenare dhe më vonë, më 14 mars 2018, ky ligj sërish u votua në Kuvendin e Maqedonisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dorëheqjet hileqare në PD

    Lajmi i rradhës

    Përfitimet e shumta nga ecja në natyrë

    Lajme tjera

    Plagjiatë të pandëshkuar

    Raportimet për plagjiaturë nga profesorët e Universitetit të Prishtinës, kanë shtyrë institucionet që të ndërmarrin vendime për të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë