Ushtari që hetohet për drogë – ka pasur tentativa për mbulim të rastit

    Institucionet hetuese pa përgjigje nëse ka vendim për rastin ku një ushtar profesionist është kapur me drogë gati dy muaj më parë.

    Alsat ka publikuar rastin e ushtarit profesionist Nikola Ivanovski, i cili më 28 shkurt është kapur me marijuanë, dhe sipas burimeve tona, te ushtari janë gjetur të paktën 70 gram marijuanë dhe një peshore digjitale.

    Ushtari dyshohet për posedim dhe shitje droge. Informacionin e konfirmuan edhe nga Ministria e Brendshme, të cilët u përgjigjën se te Ivanovski dhe një person tjetër janë gjetur marijuanë, dhe se katër ditë më vonë ishte njoftuar edhe prokuroria publike për rastin. Droga te Ivanovski është gjetur gjatë një kontrolli policor të automjetit para një marketi në Dellçevë.

    Prokuroria më 4 mars ka kërkuar që të bëhet ekspertizë e gjësendeve të sekuestruara nga Ivanovski, por nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur përgjigje në pyetjet e Alsat-it nëse është kryer ekspertiza e urdhëruar për gjësendet e sekuestruara dhe nëse rasti kundër Ivanovskit ka përfunduar në mënyrë institucionale pas kapjes së tij me marijuanë.

    Ndërkohë, kundër ushtarit po zhvillohet procedurë disiplinore në vendin e tij të punës, ndërsa nga Armata na informuan se vendim përfundimtar nëse Ivanovski do të përjashtohet nga Ushtria do të merret pasi Prokuroria dhe Policia të përfundojnë hetimet deri në fund.

    Informacionet tona tregojnë se një funksionar i lartë ushtarak përmes individëve në pozita drejtuese në Ministrinë e Brendshme kërkoi që Ivanovski të lirohet, konkretisht që ai të ndiqet penalisht si person civil, edhe pse për personat zyrtarë janë të qarta dispozitat e procedurës penale.

    Jozyrtarisht, Alsat ka mësuar se edhe drejtori i Muzeut Ushtarak ka ndërhyrë drejtpërdrejt më 1 mars për të kërkuar lirimin e Ivanovskit, i cili, siç kemi zbuluar, është nip i një funksionari të lartë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë.

    Lajmi Paraprak

    Rrjeti i hidranteve në Strugë është më i vjetër se gjysmë shekulli

    Lajmi i rradhës

    Ditarët e rremë të Hitlerit që tallën shtypin britanik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë