Vaksinat e sigurta, “Kolla e madhe” mund të sjellë vdekjen te foshnjat

    Vaksinat janë të sigurta dhe imunizimi i plotë i popullsisë ndodh kur janë vaksinuar 95% e fëmijëve, thotë Besim Zeqiri, Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik – Shkup, i cili fliste në Programin 200 në Alsat.

    Ai gjithashtu thotë se është shqetësuese që sëmundja “Kolla e madhe” rikthehet pas dekadash për shkak të mos vaksinimit. Sipas Drejtorit të Qendrës të Shëndetit Publik – Shkup prindërit që duan më të mirën për fëmijët nuk duhet ti lënë pa vaksinuar sepse sëmundja tek foshnjat mund sjellë vdekjen ose të lejë pasoja të përhershme. Si një nga arsyet e mos vaksinimit janë lajmet e rrejshme në internet për sigurinë e vaksinave.

    Filip Stojanovski, ekspert dhe studiues rrjeteve sociale thotë se persona me ndikim, të papërgjegjshëm, por edhe qendra të pushtetit përhapin qëllimisht dezinformata për të shkaktuar kolaps të sistemit në vende përkatëse.

    Lajmi Paraprak

    LSDM aprovoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare, Agron Demiri kandidati më i ri shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Katalepsia – çrregullim në të cilin ndjenja e dhimbjes dhe prekjes humbet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë