Vanhoutte kundërshton VMRO-DPMNE-në: Diskutimi i vërtetë duhet të jetë për cilësinë e deputetëve, e jo sa duhet të ketë në Kuvend

    Eksperti belg Peter Vanhoutte, i cili ishte i angazhuar në procesin e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinos dhe njohës i mirë i punës së Kuvendit të Maqedonisë, e kundërshton idenë për ndryshimin e modelit zgjedhor dhe për ta bërë Maqedoninë një njësi të vetme zgjedhore, përcjell Nistori.

    “Iniciativa për një njësi zgjedhore nuk është e mirë, sepse do të përfundoni me shumicë deputetësh nga Shkupi. Është gjithashtu e rëndësishme që deputetët të përfaqësojnë njësinë zgjedhore dhe zonën ku zgjidhen. Me një njësi të vetme zgjedhore do të përfundoni në mënyrë që shumica e qytetarëve të mos përfaqësohen më në parlament”, tha Vanhoutte për Nezavisen.

    Atij nuk i bën përshtypje as ideja e VMRO-DPMNE-së për zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend dhe garancitë e tyre se kjo do të kursente para për shkolla, kopshte, etj. dhe do ta racionalizonte punën, pavarësisht logjikës që është është mirë të mos kemi fare deputetë.

    “Jo, mos e ulni numrin e deputetëve. Nga përvoja ime, numri prej 120 deputetësh është një minimum absolut për të përballuar të gjithë punën që duhet të bëjnë deputetët. Diskutimi i vërtetë duhet të jetë për cilësinë e deputetëve, jo për numrat”, porositi Vanhoutte, përcjell Nistori.

    Dhe, nëse mund të kuptohet nisma e partive të vogla politike, sepse përllogaritjet tregojnë se me modelin e ri zgjedhor do të kenë një deputet më shumë, ka ngritur nisma të tjera që ndoshta duhet të bëjnë negociatat për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, dmth. e ndërlikojnë negocimin deri në atë masë sa që përfundimisht do të përfundojë si të gjitha më parë – me një shpërqëndrim të gjatë të publikut dhe pa dobi. Për momentin, përveç një njësie zgjedhore, kërkohet shfuqizimi i qeverisë së Përzhinës, heqja e kërkesës 20% për përdorimin e gjuhës shqipe dhe partia “E majta” ka dalë me kërkesë dhe ka paraqitur një projektligj për të hequr apanazhin e zyrtarëve. Për Vanhoutte, nisma e fundit e së “Majtës” është populizëm i zhveshur që do të dëmtojë demokracinë në vend.

    “Propozimi i së “Majtës” është një propozim vërtetë populist, që mund t’i pëlqejë shumë qytetarëve të painformuar, por në fund të fundit, një vend demokratik nuk duhet të kujdeset vetëm për njerëzit me mandat, por edhe për momentin kur u mbaron mandati, sepse këta njerëz janë përfshirës për funksionimin e një demokracie. Ndoshta është më mirë që “E majta” të fokusohet në emërimet politike në shërbimin civil dhe praktikën e pagesës së personave të caktuar (deri pak kohë më parë rreth 400 në Tetovë, për shembull) pa kërkuar që ata të paraqiten në punë. Këto janë praktika të papranueshme që duhet të ndërpriten sa më parë”, thekson ai.

    Ai e shpjegon nevojën e apanazhit me shembullin e Belgjikës, ku zyrtarët dhe deputetët marrin një rrogë edhe një vit pas përfundimit të mandatit të tyre, për t’u dhënë kohë të mjaftueshme për të gjetur një punë tjetër nëse nuk janë ende në moshë për të dalë në pension, gjë që për poste zyrtare, merret pas moshës 55 vjet.

    “Ka dy arsye për apanazhet. E para është të lejohen politikanët të largohen kur të jetë e nevojshme. Për shkak të këtyre pagave, ata nuk duhet t’i qëndrojnë mandatit për shkak të problemeve financiare, ndaj mund të largohen në çdo kohë, nëse situata i detyron një gjë të tillë. Arsyeja tjetër është se kjo mund të jetë një mënyrë efektive për të luftuar korrupsionin, sepse ata nuk duhet të marrin para në mënyrë të paligjshme dhe t’i vendosin në xhep, por mund të mbijetojnë financiarisht për mandatin e tyre. Nëse disa nga këta persona janë ende të korruptuar, duhet të ketë dënime të rënda, sepse kjo është e papranueshme”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Shqipëria drejt krizës së borxhit publik”

    Lajmi i rradhës

    Llafollogji në vend të argumentit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë