Vankovska: qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të jenë qiramarrës në atdheun e vet

    Në takimin me banorët e Lisiçes, kandidatja e partisë “E Majta” për presidente Biljana Vankovska tha se qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të jenë qiramarrës në atdheun e vet.

    Vankovska para banorëve të Lisiçes theksoi vendosmërinë e saj siç tha për prishjen e tri marrëveshjeve që sipas saj nuk i sollën asgjë të mirë Maqedonisë, si dhe për miratimin e një Kushtetute të re.

    “Këto ditë, ndërsa shkoj në takime me qytetarë në shumë vende të Maqedonisë, ndjej ngrohtësinë e njerëzve. E ndjej se si jemi pranuar kudo me gëzim. Tashmë mund të ndihet ardhja e valës së kuqe, siç e quajnë të rinjtë nga e majta”, tha Vankovska.

    Lajmi Paraprak

    Megjashi: dhuna nga bashkëmoshatarët po ndodh gjithnjë e më shumë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Qindra të rinj “rrezikojnë” të drejtën e votës, kjo është arsyeja

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë