Varfëria në RMV, punojnë për t’u ushqyer

    Ballkani ka një nivel të lartë të varfërisë që luhatet ndërmjet 15 deri 20 për qind të popullsisë së varfër në shtete të ndryshme. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon me 19.4 përqind, e pasuar nga Kosova me 17.6 të popullsisë të varfër, Maqedonia e Veriut me 16.4 për qind dhe Mali i Zi me 15.6 për qind. Serbia ka një nivel prëej 9.6 për qind të personave që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

    Sipas Bankës Botërore rritja e çmimeve dhe niveli i lartë i inflacionit mund të rritin varfërinë në rajonin e Ballkanit, kur shumica e buxhetit të familjeve shkojnë për ushqime.

    Edhe në shtetet e tjera të rajonit me qindra mijë njerëz të varfër nuk mund të kënaqin as nevojat themelore për jetesë, nuk kanë kushte adekuate për banim dhe qasje ndaj shërbimeve shëndetësore , arsimore dhe komunale dhe as nuk mund të punësohen. Por jetesa në rajon nuk është e rënduar vetëm për popullatën me pak apo aspak të ardhura, por edhe për pjesën më të madhe të popullatës, që pranon të ardhura të rregullta që nuk përmbushin nevojat mujore për një familje.

    Në rajon gati 40 për qind e të ardhurave të amvisërive shkojnë për ushqime, në raport me 15 për qind që pagave gjermane që shkojnë për ushqime. Në Maqedoni, përllogaritja e Shportës Sindikale Minimale tregon se për plotësimin e nevojave elementare, një familjeje katër anëtarëshe në janar të këtij viti i nevojiteshin 50.909 denarë.  Sipas të dhënave nga shporta sindikale e konsumit, pjesa më e madhe ose 19.379 denarë shpenzohet për ushqim dhe pije, ndërsa 13.306 denarë për shpenzime komunale. Për transport nevojiten minimumi 3.679 denarë, ndërsa për produkte higjienike 3.154 denarë.

    Edhe në shtetet e tjera të rajonit një pjesë e madhe e harxhimeve mujore shkojnë për ushqime. Llogaritjet e Institutit të Statistikave tregojnë se 41.6 për qind e shpenzimeve të një familje në Shqipëri shkon për t’u ushqyer 10 për qind për banesën, energjinë, ujin dhe 6.9 për qind për mobilim dhe veshje dhe 6.2 për qind për transport.

    Krahasimi i të ardhurave në Maqedoni ku gati gjysma e të ardhurave shkojnë për ushqim, si mesatare është e ngjashme me shtetet e rajonit.

    Nga ana tjetër, në Gjermani sipas statistikave zyrtare, nevojitet gjithsej 2623 euro për nevojat mujore të një amvisërie. Sipas Entit Gjerman të Statistikave, shpenzimet më të mëdha në Gjermani janë për strehimin. Kjo për shkak se me 70 deri 80 për qind e banorëve në Gjermani nuk posedojnë banesat apo shtëpitë e tyre, për dallim prej shteteve të rajonit ku kemi një statistikë të kundërt . Qiratë mujore në ekonominë më të madhe evropiane ndryshojnë ndjeshëm në varësi të vendbanimit. Një rol të rëndësishëm luan nëse doni të jetoni në një nga metropolet ose në një fshat disa dhjetëra kilometra larg qytetit, mirëpo një mesatare e kostos së jetesës tregon fakte interesante për jetesën në Gjermani në nivel të shtetit.

    Njëherësh sipas statistikës zyrtare gjermane si treguesi më i mirë dhe më i besueshëm i tendencave dhe çmimeve në një vend, shpenzimet mujore për një familje mesatare në Gjermani janë me afër 966 euro për qiranë dhe rezhiat. Kostot e ushqimit, pijeve dhe duhanit janë 402 euro, ndërsa kostoja për transport është 322 euro. Për kohën e lirë, argëtimin dhe kulturënë harxhimet janë 255 Euro, ndërsa për vizitë në restorante janë 113 Euro. Kostoja për shëndetësi është 115 Euro, ndërsa shërbimet e telekomunikacionit janë 70 Euro.

    Kostoja e jetesës në Gjermani varet edhe nga pagat dhe lloji i profesionit apo zanatit që ushtroni, ku si një pohim i përgjithshëm merret se apartamentet në Gjermani janë tmerrësisht të shtrenjta, ndërsa ushqimi është mjaft i lirë. Mirëpo me siguri se në raport me shtetet e Balkanit Perëndimor, Gjermania me kalimin e disa viteve dhe përshtetjen me një jetesë të re dhe një vend të ri pune, është një toke e premtuar ku mund të përballosh shpenzimet e jetesës shumë më lehtë se në Maqedoni apo ndonjë shtet tjetër të Ballkanit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Rrugët njëkahëshe në Tetovë, së shpejti fillon në praktikë zbatimi i vendimit të këshillit

    Lajmi i rradhës

    Agjencia e Filmit në shënjestër për mënyrën e përzgjedhjes dhe financimit të filmave!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë