Vazhdon ndotja e ajrit në Shkup — PThP kërkon inspektime të jashtëzakonshme

    Një fabrikë në Shkup / Fotografia: Nistori

    Prokuroria Themelore ka urdhëruar inspektime të jashtëzakonshme te ndotësit e ajrit në kryeqytet. Për këtë janë angazhuar Inspektorati Shtetëror Ambientit Jetësor dhe inspektorët komunal nga çdo komunë në Shkup.

    Të përfshirë janë Qyteti i Shkupit, MPB dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Të gjitha institucionet janë të obliguar të bëjnë raporte nga kontrollet e kryera dhe t’i dorëzojnë në Prokurori.

    Siç njoftojnë nga Prokuroria, inspektorët duhet të bëjnë mbikëqyrje në instalimet të cilat posedojnë leje ekologjike A dhe B të integruar.

    Inspektimet do të fokusohen mbi instalimet të cilat gjatë kryerjes së proceseve teknologjike, mund të kontribuojnë në dëmtimin e cilësisë së ajrit dhe në subjektet juridike të cilat për ngrohje shfrytëzojnë mazut apo naftë. Pas dorëzimit të raporteve, nëse vërtetohen elemente për vepër penale, Prokuroria menjëherë do të ngritë procedura kundër kryerësve.

    Lajmi Paraprak

    Fetai akuzon, por s’guxon të denoncojë gjykatësin Rexhepi për ryshfet në favor të ASh-së së Selës!

    Lajmi i rradhës

    Leon Çika – ky mjeshtër i madh i peizazhit dhe i fotografisë artistike shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë