Vazhdon parkimi nëpër udhëkryqe e bulevarde në Tetovë! Kasami akuzon policinë

    Qendra e Tetovës / Fotografia: Nistori

    Ky është udhëkryqi që lidh bulevardin e “Ilinden” me rrugën “Dervish Cara” në Tetovë. Në këtë udhëkryq dhe nga pamjet mund të shihet se parkimi i veturave duket normal, aq sa bllokimi i udhëkryqit nuk u bën përshtypje as tre veturave të merimangës dhe as policisë së trafikut.

    Më 16 korrik, kryetari i komunës Bilall Kasami doli në terren bashkë me krye shefin e ri të policisë së Tetovës për të pastruar bulevardin dhe tha se asnjë automjet nuk do të mund të parkohet në vende ku është e ndaluar.

    Kështu duket tani bulevardi të cilin Kasami e pastroi me policinë. Sërish i mbushur me vetura dhe trafiku zhvillohet me vështirësi.

    Javë më parë e pyetëm Kasamin pse u ndërprerë aksioni për lirimin e rrugëve nga makinat e paraguara keq, por ai fajin e hodhi përsëri tek policia, duke thënë se disa policë bëjnë rezistencë.

    Pyetën e në SPB Tetovë pse u ndërpre aksioni për pastrimin e bulevardeve, nga ku morëm përgjigje se shenjat vlejnë për të gjithë qytetin dhe se në periudhën 01 korrikut-31 gusht janë shqiptuar gjithsej 1256 masa për keqparkim, ndërsa shërbimi “merimangë” ka marrë 750 vetura.  

    Kasami në fillim të mandatit premtoi parkim pa pagesë, ndërsa muaj më pas edhe parkim për çdo veturë, ndërsa pas kësaj tha se policia bën pengesa dhe deri sa policia të rregulloj komunikacionin ai nuk e ka në plan të ndërtojë parkime në kate. Tani krye shef i SPB Tetovë është kuadër i VLEN, por komunikacioni në Tetovë vazhdon të jetë në kaos. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Hekurudha në Kumanovë, e shkatërruar

    Lajmi i rradhës

    Georgevski: po kthehemi kah Serbia, aty prej nga dolëm me vuajtje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë