“BALLKANI I HAPUR” | Çka kërkon një shtet i NATO-s si Maqedonia në një nismë, ku lider kryesor shfaqet Serbia

    Lëvizja Besa nëpërmjet një komunikate thotë se ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e pranoi se kur është në pyetje Rusia, Vuçiç dhe politika sërbe nuk kanë prioritet nismat rajonale, përcjell Nistori.

    “Në intervistën e fundit të ministrit për punë të jashtme Bujar Osmani ai mes tjerave pranoi se në rast se realizohej vizita e Lavrovit në Beograd do ishte vendosur në pikëpyetje mbajtja e takimit të “Open Balkan” në Ohër. Me ose pa vetëdije Osmani pranoi se kur është në pyetje Rusia, Vuçiç dhe politika sërbe nuk kanë prioritet nismat regjionale. Shtrohet pyetja se çka bën një shtet i NATO-s si Maqedonia e Veriut në një iniciativë, ku lider kryesor shfaqet Serbia e cila është ndër shtetet e pakta që i ka lënë të hapur dyert për Rusinë kur e gjithë bota po dënon agresionin rus në Ukrainë. Kjo është edhe një dëshmi se “Ballkani i Hapur” pa Kosovën të njohur nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran nuk ka asnjë kuptim si organizim regjional.” – thonë nga Besa.

    Sipas Lëvizjes Besa çdo nismë rreth ndonjë organizimi unifikues të rajonit duhet të ketë nismëtarë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën si shtete të cilat përveç unifikimit ekonomik kanë orientim të qartë pro-perëndimor, gjë e cila fatkeqësisht i mungon Sërbisë e cila edhe me tej vazhdon raportet vëllazërore me Rusinë edhe pse gjithë bota ka dënuar agresionin e tyre ndaj Ukrainës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Macron – Kovaçevskit: Do të gjejmë zgjidhje “kur të vijë koha”

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria nën presion ndërkombëtar për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë