Vazhdon të mbetet pa zgjidhje problemi me pronat i banorëve të Radishanit

    Vazhdon të mbetet pa zgjidhje problemi me pronat i banorëve të Radishanit, pas gabimeve që janë paraqitur nga matja e parcelave me aeroplan. Pasi Alsat shfaqi problemin e disa banorëve të kësaj lagje, vazhdojnë të paraqiten edhe raste të tjera. Dragan Arsiq, nga komuna e Butelit, thotë se 20 vite pasi i ka blerë pronat e tij, në fletëpronësitë i mungojnë qindra metër katror.

    “Gjendja e vjetër ishte 1492 m2 ndërsa gjendja e re është 1369 m2. Do të thotë dallim i madh, mungesë në metër katror, isha në Kadastër, bënë atje harmonizim dhe më thanë se xhirimet me aeroplan tregojnë tjetër gjë, ndërsa më herët kur është bërë matje me metro është diçka tjetër. I pyes ku janë metër katrorët që mungojnë, thonë se nëpër fqinjë, por nuk mund ta caktojmë saktë nëse është tek fqinjët, poshtë, lartë, anash, thjesht nuk mund ta gjejnë. Thonë se ato metër katror i keni humbur nga matja me aeroplan. Me fqinjët kamë biseduar, më thonë se tek ata nuk mungon asgjë, thonë se janë në zero, aq sa kanë pasur. Ndërsa unë jam në minus”, deklaroi Dragi Arsiq, banor i Butelit.

    Banori Dragi Arsiq thotë se problemin e njëjtë e ka edhe në vendbanimin Kuqevisht tek vreshtat, ku nga 3452 metër katror që ka pasur kur e ka blerë pronën, me matjen e re të kadastrës i dalin 333 metër katror, ose rreth 120 katror më pak. Alsat pyeti përsëri Agjencinë për Kadastër, se si e shikon zgjidhjen e këtij problemi, që e kanë mijëra banorë të vendit. Nga Kadastra thonë se veprojnë vetëm sipas ligjit për Kadastër, ndryshimet e të cilit janë bërë në vitin 2019.

    “Nëse pjesa e tokës së përbashkët në pronësi, në të cilën përfshihen fqinjët, nuk tejkalon 5% nga sipërfaqja e të gjithë parcelës, e cila del si rezultat i teknikave të ndryshme të filmimit dhe matjes, fshihet nga fletë pronësia, me forcën e ligjit ose me kërkesë të palës. Por në qoftë se kjo pjesë e përbashkët në pronësi e tejkalon 5% e sipërfaqes së përgjithshme të parcelës, përditësimi i të dhënave kryhet me paraqitje të palës, ndaj të cilës dorëzohen edhe deklarata për pajtueshmëri, të dhëna nga bartësit e të drejtave të shkruara në pjesët ideale, ose nga trashëguesi ligjor i të ndjerit që e ka poseduar juridikisht, të verifikuara tek noteri”, njoftojnë nga Agjencia për Kadastër.

    Por banori i Radishanit, Lupço Nikollovski, të cilit matjet e reja të kadastrës i kanë marrë rreth dy metra rrugë, e ia kanë transferuar tek fqinji i tij, thotë se me ligjin të cilit i referohet kadastra nuk mund ta zgjidh problemin. Ai thotë se ka dorëzuar kërkesë në Kadastër që ti kthehet prona në gjendjen e mëparshme, por kadastra i ka kërkuar pajtim edhe nga fqinji, i cili nuk dëshiron t’ia kthej pronën.

    “Pas kësaj nuk e di unë, e me siguri nuk e di as Kadastra. Do të paraqitem përsëri deri në Kadastër të më shpjegoj se për rastin e këtillë çka duhet më tej. Për shkak se përsëri mbes unë i dëmtuar, ndërsa ka edhe shumë si unë, që të japin një mënyrë se si ta kthej pronën time, kur nuk pajtohet fqinji të ma kthej pronën time, atë që Kadastra, sipas meje, ia ka dhënë në mënyrë jo legale”, tha Lupço Vellkovski, Banor i Butelit.

    Me matjet e bëra të parcelave nga ajri, disa vite më parë, tek shumë parcela në gjithë territorin e vendit shfaqen probleme të ndryshme. Ndër problemet është edhe përzierja e parcelave, ku fqinjët kanë hyrë tek njëri tjetrit. Banorë të Radishanit dy javë më parë treguan edhe raste ku mes fqinjëve ka pasur edhe rrahje fizike./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit e Nerezit të Epërm për të arritur në shkollë duhet të ecin shtatë kilometra në këmbë

    Lajmi i rradhës

    Pas shumë vitesh aeroplanët për shuarjen e zjarreve pritet të servisohen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë