“Vdekje për shqiptarët” – në Gostivar vizatohen grafite me përmbajtje antishqiptare

    Në disa objekte banimi në Gostivar janë shkruar grafite me përmbajtje naziste dhe antishqiptare. Bashkë me parullën “Vdekje për shqiptarët”, janë vizatuar edhe simbole nënçmuese e ofenduese nga më të ndryshmet.

    Grafite të tilla janë shkruar në objektet banesore drejt stacionit të autobusave, konkretisht te banesat kolektive në rrugën “Mara Ugrinova”.

    Qytetarët për televizionin Globi theksuan se këto grafite përbëjnë kërcënim për to. Sipas tyre ato janë shkruar në orët e vona të natës së kaluar ose herët mëngjesin e sotëm.

    Rasti është denoncuar edhe në Polici nga ku kanë theksuar se ekipet policore do të dalin menjëherë në vendngjarje dhe do të ndërmarrin masa për evitimin e shkrimeve të tilla provokuese dhe urrejtëse.

    Lajmi Paraprak

    Biden: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës

    Lajmi i rradhës

    Niç: Kosova më afër konfliktit të hapur sesa Bosnja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë