Vdes gazetari Skënder Raufi

    Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, gazetari dhe publicisti Skënder Raufi. Ai ishte një ndër doajenët e programit në gjuhën shqipe pranë televizionit publik të Maqedonisë së Veriut, ku punoi që nga viti 1972 deri në pensionim.

    Skënder Raufi është diplomuar në Fakultetin Juridik të Shkupit. Në TVM2 ka punuar në të gjitha zhanret e gazetarisë televizive ku ka mbajtur për një kohë edhe postin e kryeredaktorit.

    Raufi, po ashtu, është autori edhe i disa veprave publicistike si : “Takim me krijuesin “ në dy vëllime , “Vjelja e lulediellit ” me tre vëllime. Ishte edhe laureat i çmimit më të lartë për publicistikë në RMV, “Mito Haxhivasilev-Jasmin”.

    Lajmi Paraprak

    Biznesmeni kundërthënës rus, në listën e sanksioneve – përfiton nga kreditë e shpejta në RMV

    Lajmi i rradhës

    Dreksler: Korrupsioni dhe krimi i organizaur në RMV, meritojnë vëmendje në javët e ardhshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë