Vdes Nijazi Muharremi, veterani i luftërave të Ballkanit

    Në moshën 60 vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë veterani i luftërave të Ballkanit, Nijazi Muharremi. Ai ishte luftëtar i vyer e sypatrembur në luftat në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe kontribues edhe në luftërat në Kosovë e Maqedoni. I paposhtur në beteja të ndryshme, por të dielën (17 shtator 2023) u dorëzua para sëmundjes duke kaluar në amshim, përcjell Nistori.

    Atdhetar i madh dhe i gatshëm gjithmonë për të vënë veten në shërbim e për tu flijuar në luftërat kundër okupatorit serb. Muharremi vite të tëra jetoi me plagët e marra në luftën e Bosnjes në mbrojtje të Sarajevës.

    Nijazi Muharremi vdiq në spital në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës ku jetonte prej vitesh me familjen.

    Dëshira e familjes dhe gjithashtu edhe të ndjerit ishte që varrimi të bëhet në fshatin Zhelinë, mirëpo ishte e pamundur për shkak të procedurave administrative. Kështu që varrimi i Nijazi Muharremit do të bëhet të enjten në varrezat e veteranëve të luftës në Sarajevë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arsimi jopublik, matës i politikave të dështuara

    Lajmi i rradhës

    Gruevski – Mickoskit: A mund ta dëshmoni se unë jam përçarës i VMRO-DPMNE-së?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë