Vdiq drejtori i “Hekurudhave Transport”, Mubekir Palloshi

    Partia Alternativa njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë sekretari i Departamenteve të Alternativës dhe drejtori i përgjithshëm Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat Transport, Mubekir Palloshi.

    “Duke u lutur për shpirtin e tij, i njoftojmë të gjithë se lutja e fundit për shpirtin e tij do të bëhet në xhaminë e Bedrit në Butel pas namazit të ikindisë. Zoti e pastë mëshiruar dhe i dhashtë sabër familjes”, thonë nga Alternativa.

    Ndryshe, Palloshi në pozitën e drejtorit të përgjithshëm erdhi më 21 dhjetor të vitit 2021.

    Mubekir Palloshi ka lindur në vitin 1980 në Shkup, ku kreu arsimin fillor dhe të mesëm. Pas mbarimit të Fakultetit Ekonomik fitoi titullin ekonomist i diplomuar në fushën e menaxhmentit dhe marketingut.

    Karriera e tij filloi në vitin 2003 në sektorin privat, ku punoi si konsulent për çështje financiare. Ai qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 2007.

    Në vitin 2006 ai mori pjesë në themelimin e një OJQ kulturore dhe arsimore.

    Në vitin 2019-të u emërua përgjegjës për financat e partisë Alternativa.

    Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë pjesë në konferenca, seminare dhe ligjërime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka punuar në një sërë projektesh në fushat e menaxhimit, marketingut, financave, kontabilitetit, kontabilitetit etj.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE sonte proteston para Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Gazprom: Bie furnizimi me gaz rus në Europë dhe Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë