Veliaj: Shqiptarët kanë halle të tjera, jo hallin e spiunëve dhe çfarë iu imponohet atyre!

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili është në vitin e fundit të mandatit të dytë, tregoi sot në “Top Story” si është t’i shërbesh kryeqytetit.

    Në studio me Sokol Ballën, Veliaj tha se puna e tij është 90% privilegj dhe 10% është privilegj si kryetar bashkie. Veliaj tha se për të është shans që i shërben komunitetit të Tiranës dhe kjo e shtyn të punojë më shumë. Ai tha se për të, ky mandat ka qenë më I çuditshmi në botë, pasi nisi me tërmet e pasoi me pandeminë dhe e gjithë fatkeqësia u kthye në punë të madhe.

    “Në 90% të kohës jeta është përgjegjësi, 10 % privilegj, qe jam kryetar Bashkie. Për një javë hapen shkollat dhe duhen 12 të reja ati. Të jep edhe kënaqësi kjo punë por është përgjegjësi. Është bekim i madh shumë. Ai 1 në 1 mln që ka shansin i shërben komunitetin. Unë pickoj veten i them ky është privilegji yt. Kemi disa projekte të papërfunduar. Ky mandat ishte më i çuditshëm në botë, e nisëm me tërmetin. I marr seriozisht betejat. Ka qenë mandate I çuditshëm dhe me mundësi të jashtëzakonshme. Ishte jashtë normale por u bën disa punë të mira. E kthyem fatkeqësinë në punë shumë të madhe”- tha Veliaj.https://5c8e43e02b37d6fa80a76bcfdd15fe1c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

    Sa i përket çështjes së shumëpërfolur së çështjes I.M nga Dosja e Sigurimit të Shtetit, Veliaj tha se ky nuk është halli i vërtetë i shqiptarëve. Ai tha se shumë nga hallet që imponojnë mediat nuk janë në të vërtetë ato që shqetësojnë shqiptarët, por për ta ka halle të tjera, siç është nisja e shkollës për fëmijët e tyre.

    “Shqiptarët në të vërtetë kanë halle të tjera, jo halle e spiune e dosjesh. 90% e shqiptarëve mund të shkojnë kudo. Sot kanë nisur mësimin shkollat private, unë pres hapjen e 12 shkollave të tjera. Hallet që merret 90% e mediave nuk janë hallet e Shqipërisë. Hallet e njerëzve nuk janë  ato që iu imponohet njerëzve”- shtoi Veliaj. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Kush është Liz Truss?

    Lajmi i rradhës

    Punonjësit shqiptarë nuk janë më të preferuarit e Gjermanisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë