Vendi siguron 80 mijë vaksina kundër gripit sezonal

    Ministria e Shëndetësisë informon se është nënshkruar kontrata për furnizimin me 80.000 vaksina kundër gripit sezonal. Vaksinat pritet të mbërrijnë gjatë javës së ardhshme, pas së cilës, si çdo vit, imunizimi kundër gripit do të nisë në gjysmën e dytë të muajit.

    “Këtë vit janë siguruar numri më i madh i vaksinave deri më tani për këtë qëllim. Bëhet fjalë për një vaksinë katërvalente nga prodhuesi i njohur Abot nga Holanda”, thonë nga Minsitria.

    Ata kujtojmë se me vaksinimin falas përfshihen grupet e rrezikuara të popullsisë, si: persona të moshuar mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit e këtyre institucioneve.

    Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efikase për parandalimin e gripit, e cila ndihmon në shmangien e formave më të rënda dhe komplikimeve, veçanërisht tek grupet e rrezikuara.

    Lajmi Paraprak

    Reshjet e shiut kanë përkeqësuar gjendjen e mbeturinave në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Çmimet e ulëta të pijeve energjike rritin përdorimin te nxënësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë