VENDIM I RI – Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, ndërsa dizeli ulet për tre denarë

    VENDIM I RI | 03.16.2022

    • ЕUROSUPER BS – 95 – 86,50 (denarë/litër)
    • ЕUROSUPER BS – 98 – 88,50 (denarë/litër)
    • ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 85,00 (denarë/litër)
    • VAJ PËR DJEGIE – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 81,00 (denarë/litër)
    • MAZUT М-1 SU – 59,299 (denarë/kilogram)

    Prej mesnatës do të zvogëlohet çmimi naftës për tre denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri për 2,5 denarë. Çmimi i benzinës mbetët i njëjtë, vendosi sonte Komisioni Rregullatorë për Energjetikë, përcjell Nistori.

    “Me këtë vendim kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,50% në raport me çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, të përcaktuara në përputhje me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 14.03.2022″, thuhet në njoftimin e KRRE-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në Kërçovë vazhdon protesta kundër banesave sociale! Dehari: Kjo rezistencë ka bazë raciste dhe nacionale, jam i shqetësuar!

    Lajmi i rradhës

    Dënohet gazetarja ruse që protestoi në televizionin shtetëror kundër Putinit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë