Verë e nxehtë ‘politike’, deputetët do të shfrytëzojnë pushimet vjetore

    Deputetët e Kuvendit të RMV-së nga nesër e deri më 2 shtator do të shfrytëzojnë zyrtarisht pushimet e tyre vjetore, të cilat këtë vit janë vonuar për shkak të ribalancimit të Buxhetit. Zakonisht deputetët janë me pushime çdo vit nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit.

    “Deputetët do të jenë me pushime nga 15 gushti deri më 2 shtator, por meqenëse Kuvendi është në seancë të përhershme, nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së seancave të trupave punues apo seancës plenare nëse është emergjente”, thonë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

    Që nga fillimi i punës së kësaj përbërje parlamentare më 28 maj janë mbajtur dhjetë seanca dhe e fundit ishte dje kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe u hoqën drejtorët ekonomikë.

    Lajmi Paraprak

    Rruga Prizren – Tetovë, filluan punimet në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Sulmet izraelite vrasin foshnjat binjake që ishin vetëm katër ditëshe, babai i tyre sapo i kishte marrë certifikatat e lindjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë