Verës shtohet rreziku nga gjarpërinjtë – bëhet thirrje për kujdes

    Në stinën e verës shtohet numri i zvarranikëve, ndërsa si më të rrezikshmit janë gjarpërinjtë. Por sa qytetarët janë të informuar se si duhet vepruar në rast kafshimi ose pickimi nga gjarpërinjtë dhe llojet e tjera të zvarranikëve? Drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, thotë se nëse dikush kafshohet nga gjarpërinjtë gjëja e parë që duhet bëjë është që të mos kaplohen nga paniku dhe të shkoj në klinikën më të afërt shëndetësore. Deri më tani këtë vit janë paraqitur dy raste të kafshimit nga gjarpërinjtë.

    “Ajo që duhet bërë më parë është që personi të qetësohet pasi që paniku është pjesë përbërëse e gjithçka tjetër dhe e cila e ndihmon, e ndihmon nëse gjarpri është helmues dhe përhapjen e helmit. Tjetër gjë që duhet bërë në rast të kafshimit nga gjarpri është që duhet të mobilizohet gjymtyra pasi kafshimet më të shpeshta janë në gjymtyrë por mund të jenë edhe në pjesë të tjera të trupit, dhe pas mobilizmit dhe qetësimit, pacienti të transportohet në institucionin më të afërt shëndetësor”, tha Fadil Cana, Drejtor në Klinikën Infektive.

    Cana apelon qytetarët që të mos frekuentojnë vendet ku paraqitja e gjarpërinjve është më e shpeshtë, posaçërisht aty ku ka barishte, kullota, fusha dhe lumenj.

    “Duhet të shmangen tash në këto kohëra të nxehta lëvizja në natyrë, duhet të jetë shumë më e kujdesshme, sidomos në vende ku nuk janë vendet të cilat mund të shihen me sy, vende që janë kullota, nëpër pyje. Edhe pse në kohë të nxehta gjarpërinjtë dinë të lëshohen nga mali në vendet e populluara”, shtoi Fadil Cana, drejtor në Klinikën Infektive.

    Gjithashtu nëse në vendet urbane dhe rurale ku jetojnë banorët ka gjarpërinjtë, rekomandohet që qytetarët të përdorin pluhur anti-repelent i cili nuk i lë gjarpërinjtë të afrohen në vendet e banueshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Qyteti i Sigurt” / Masa të ashpra nga viti i ardhshëm për drejtuesit e automjeteve

    Lajmi i rradhës

    Stigma dhe mungesa e trajtimit / Sfida e personave me çrregullime mendore në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë