Ish-zyrtari i policisë dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e ministrit të Brendshëm

    Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Shkup ka ngritur procedurë kundër një polici në pension nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

    I dyshuari nga celulari tij është paraqitur në stacionin policor Qendër me kërcënimin se do të vritet ministri i Brendshëm, pas së cilës menjëherë ka ndërprerë lidhjen. Megjithatë pas identifikimit në banesën e tij u krye bastisje, me çrrastë u gjetën dhe konfiskuan: një karabinë C3 me kalibër 8X57, pistoletë çeke Zbroevka 7,65 mm, pistoletë Smith dhe Wesson model 38/2, predha të kalibrave të ndryshëm dhe një palë pranga.

    Sipas njoftimit të PTHP-së, meqë bëhet fjalë për ish-polic, por edhe për person i cili edhe më parë ka qenë i dënuar për vepra të tjera. Prokurori publik ka vlerësuar se për shkak të rrezikut të arratisjes, gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    Lajmi Paraprak

    Qendër Zhupa sërish pa kryetar komune

    Lajmi i rradhës

    Britania: Rezistenca e Mariupolit pengon përparimin rus në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë