Georgievski nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjet në Ukrainë

    Kjo është përmbajtje e pasaktë e publikuar mbi një foto të kryetarit të VMRO PP dhe ish-kryeministrit Ljubço Georgievski. Ai tha për “Vërtetmatësin” se bëhet fjalë për dezinformim të plotë, duke shtuar se ka dy muaj që nuk ka dhënë deklaratë për asnjë temë. Ndryshe është një lajm satirik por në postimin në Facebook nuk përmendet askund, dhe sipas komenteve nën postim shihet se thuajse të gjithë kanë besuar në atë që është shkruar.

    Një faqe anonime në Facebook ka publikuar një postim i cili është i pavërtetë, në të cilin tregohet se kryetari i VMRO NP, Lubço Georgievski, mban qëndrim në lidhje me veprimet e forcave të sigurisë maqedonase lidhur me ngjarjet në Ukrainë.

    Georgievski – Trupat maqedonase në Ukrainë duhet të bëjnë presion të fortë ndaj Rusisë, thuhet në postim

    Bëhet fjalë informacion të pasaktë të shkruar mbi fotografinë e kryetarit të VMRO PP.

    Georgievski ka konfirmuar për “Vërtetmatësin” se njoftimi është dezinformim i pastër.

    Ky është një postim totalisht i fabrikuar. Tash e dy muaj nuk kam dhënë asnjë deklaratë për asnjë temë, na tha Georgievski.

    Kur e njëjta përmbajtje e dezinformatës të shkruhet në motorin e kërkimit Google, do të marrim një lajm satirik të publikuar nga portali i internetit tvvesti.com, titulli i të cilit është i njëjtë me postimin që po shqyrtojmë. Në fund të njoftimit në tvvesti.com shkruhet se:

    Artikulli është satirik dhe të gjitha ngjashmëritë janë të rastësishme

    Por, ndryshe nga lajmi satirik i publikuar në tvvesti.com, në postimin në Facebook që po e rishikojmë askund nuk thuhet se është satirë dhe sipas komenteve nën këtë postim shihet se pothuajse të gjithë kanë besuar se Georgievski ka thënë se “trupat maqedonase në Ukrainë duhet të bëjnë presion të fuqishëm mbi Rusinë”.

    Duke marrë parasysh të gjitha këto, vlerësojmë se postimi në Facebook, i cili është objekt i shqyrtimit tonë, pretendon gabimisht se Georgievski ka deklaruar se: “Trupat maqedonase në Ukrainë duhet të bëjnë presion të fuqishëm ndaj Rusisë”. Ky dezinformim cenon edhe imazhin e Georgievskit, për të cilin dëshmojnë edhe numri i madh i komenteve në publikimin në fjalë – mbi 200.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    Pse notat e fëmijëve nuk përcaktojnë vërtet suksesin dhe aftësinë e tyre?

    Lajmi i rradhës

    Propaganda ruse gjatë krizës politike në Maqedoni (2015) – dezinformata për „skenar ukrainas”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë