Një video dezinformon se pjesëtarë të batalionit Azov djegin ushtarë rusë në kryq

    Nuk ka prova se ushtarë të Azovit djegin ushtarë rusë të gjallë në kryq, ndërsa videoja qarkullon në internet prej vitit 2015 dhe nuk ka lidhje me invazionin rus në Ukrainë

    Po recenzojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin shpërndahet një tekst nga një portal, me titull: “Fashistët e Azovit ukrainas i djegin të gjallë ushtarët rusë në kryq, dhe pasi i kryqëzojnë i therin dhe i gjuajnë në kokë”.

    Disa shokë më dërguan video ekzekutimesh të ushtarëve rusë nën regjinë e bataljonit ukrainas nazist Azov. Djegie e njerëzve të gjallë në kryq, e pasi i kanë kryqësuar. Therje. Gjuajtje në kokë. Bukuri. Normal që nuk do t’i publikoj. Kjo është thjesht sa ta dini se çfarë mendonte Putini kur thoshte denazifikim të Ukrainës. A që ta dijnë perverzët patetikë në Bruksel kur flasin për Hagën dhe krimet e luftës. Se Rusët do t’u paraqiten me këto regjistrime, thuhet në artikull.

    Teksti është publikuar më 1 mars të vitit 2022, pasi kishte filluar invazioni rus në Ukrainë.

    Për ngjarje të këtillë që përshkruhet në këtë tekst, tashmë  kanë shkruar vërtetues të jashtëm të fakteve. Fotografitë që i shpërndajnë mund të shihen në këtë link. 

    Gjithashtu mund të shihen edhe në postimin të cilin po e recenzojmë, dhe në videomaterialet dhe fotografitë e tyre pretendohet se ushtarë ukrainas kanë kryqëzuar në kryq një ushtar rus, se e kanë djegur të gjallë, ndërsa e gjithë kjo sillet në korrelacion me batalionin Azov.

    Mirëpo, videoja qarkullon në rrjetet sociale prej vitit 2015, kështu që këto postime janë dezinformatë. Pretendimet se batalioni Azov ka kryqëzuar dhe ka djegur ushtarë nga Donbasi, në rrjetet sociale shpërndahen prej vitit 2015, edhepse nuk ekzistojnë kurrfarë provash për këto pretendime. Përfaqësues të batalionit mohojnë të kenë lidhje me këtë video.

    Bataljoni Azov në përgjigje ndaj videos theksuan se kjo shërben që t’i diskreditojë ato dhe është shembull i luftës së informacionit të Putinit kundër Ukrainës. Sipas tyre, uniformat e ushtarëve në video janë ndryshe nga ato të batalionit Azov, sepse shenja te shpatulla është shumë më e madhe seç duhet të jetë. Gjithashtu, theksojnë, se personi kur është i ngritur në kryq, nuk lëshon zë, dhe videoja ndërpritet shpejt pasi të jetë ndezur zjarri pa ndonjë sqarim.

    Në një postim në Facebook nga ana e batalionit Azov, ato theksuan edhe se gjuha ukrainase në të cilën flasin ushtarët në video nuk është e rrjedhshme.

    Për Azovin ka dezinformata në internet edhe se janë të përfshirë në varje, mirëpo sipas verifikuesve të fakteve nga Ukraina, videoja që tregon varje të dy personave është e montuar.

    Nuk është hera e parë që batalioni Azov të jetë shënjestër e gënjeshtrave. Në vitin 2014 u shpërnda një fotografi nga e cila me gjasë ishin të paraqitura regrutimet për këtë batalion. Në fotografi ishte një person me simbole naziste në formë tatuazhesh.

    Verifikuesit e fakteve tashmë e vërtetuan se ai person nuk ka asnjë lidhje me batalionin Azov dhe se fotografia është montazh.

    Për shkak të të gjithë fakteve të sipërshënuara, vlerësojmë se nuk ka prova se ushtarë të Azovit djegin ushtarë rusë të gjallë në kryq, ndërsa videoja qarkullon në internet prej vitit 2015 dhe nuk ka lidhje me invazionin rus në Ukrainë që filloi prej 24 Shkurtit të vitit 2022.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    Nuk është e vërtetë që ish-miss Ukraina është përfshirë në luftimet në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Bilalli: Kemi harxhuar kohë me patriotizëm të rrejshëm, sot do të ishim në BE para Bullgarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë