Shqiptarët nuk janë “mercenarë” të dërguar në Ukrainë

    Narrativat që e prezantojnë shqiptarin si kriminel paraqiten nëpër media kur ka donjë krizë politike në vend, apo në këtë rast, krizë ndërkombëtare si ajo e Rusisë me Ukrainën si dhe me Perëndimin. Teksti që e recensojmë i etiketon shqiptarët që jetojnë në Ukrainë si mercenarë që luftojnë kundër Rusisë, ndërsa e vërteta është se ata kanë shkuar në këtë vend për të jetuar, dhe më pas si ushtarë profesionistë janë është kyçur në armatë.

    Кy tekst me titull: “Mercenarë shqiptarë në Ukrainë: Jemi të gatshëm për luftë me Rusinë dhe pengim të agresionit”, përcjell një intervistë të mediumit shqiptar Top Channel me një ushtar shqiptar që jeton në Ukrainë për ta përshkruar situatën brenda kufijve ukrainas në prag të një konflikti të mundshëm ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës. Që nga titulli senzacional, autori i tekstit thotë se gjoja mercenarë shqiptarë po e mbështesin luftën ukrainase, duke bërë kështu me njolla të zeza rezistencën ukrainase si dhe shqiptarët.

    Fotografi nga lajmi që e recensojmë

    Autori i tekstit ka përcjellë pjesën ku ushtari Emanuel Bazanji thotë se ka dy vite që jeton në Ukrainë.

    “Emanuel Bazanji disa vite ka shërbyer në ushtrinë shqiptare, në bataljonin këmbësor. Karrierën ushtarake e ka mbaruar në Tiranë por tashmë dy vite po e vazhdon duke qenë pjesë e ushtrisë ukrainase. Në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ai shpjegon se përse ka marrë vendim që ti bashkohet armatës së këtij shteti e cila nga momenti në moment pret me nervozizëm që të sulmohet nga Rusia. Jemi të gatshëm me ndihmën e aleatëve, thotë Emanueli, që ti bëjmë ballë secilit sulm”shkruan në tekstin që po e recenzojmë.

    Por, Bazanji në intervistën origjinale në shqip thotë se ai nuk ka shkuar në Ukrainë për të luftuar, dhe këtë element autori e ka menjanuar. Me këtë, media edhe ka manipuluar, pasi në mbishkrim shihet përdorimi i teknikës manipulative të njohur në Doracakun e CriThink si konceptit “Fakte selektive”. Ky koncept paraqet prirje “për të treguar fakte që flasin për mbështetje të një pretendimi dhe në të njëjtën kohë injorim të fakteve që janë kundër të njëjtës”. Kështu, autori me qëllim i bën lexuesit të mendojnë se Bazanji ka shkuar të luftojë me pagesë.
    E vërteta është se ai në intervistë thotë se ka shkuar në Ukrainë për të nisur një jetë të re, dhe i është kyçur ushtrisë ukrainase për shkak se e ka profesion. Ai më tej shpjegon se ka edhe ushtarë të tjerë shqiptarë që janë angazhuar në ushtrinë ukrainase, që janë veteranë të luftërave të ndryshme ku është angazhuar NATO.
    Më interesante ështl fakti se më poshtë në tekst e gjen këtë pjesë shkrimi, kështu që autori i lajmit e vetë-demanton titull e tij bombastik.

    (00:31-45) – “Fillimet e mia këtu nuk kanë qenë teoretikisht drejtëpërdrejt të lidhura me luftën ose me diçka. Unë në këtë vend kam ardhur për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë për popullin ukrainas”, thotë Emanuel Bazanji në intervistën për Top Channel.

    Sa për të ilustruar se përse nuk është e çuditshme që një shqiptar vetëm të jetojë në Ukrainë, pa qenë mercenar, klikoni në tekstin e Radio Evropa e Lirë e cila ka përgatitur një shkrim për shqiptarët e Ukrainës që thuhet se janë me mijëra.

    Vërehet qartë animi dhe simpatia pro-ruse duke e prezantuar si “viktimë”  apo përballë një force të paguar ushtarake e jo një ushtrie që lufton për të drejtat dhe lirinë e shtetit të saj siç është ajo ukrainase. Prandaj, ky tekst nuk reflekton vërtetësi të plotë pasi që menjanon fakte kyçe që ndryshojnë tërësisht drejtimin e këtij teksti. Duket se janë përdorur elementet kyçe të narrativit rus në Ballkanin perëndimor ashtu siç është ilustruar në hulumtimin e “Stratcom” Qendra e NATO-s për Komunikime Strategjike ):

    • Ballkani Perëndimor është arenë e konfliktit të interesit midis Lindjes dhe Perëndimit
    • Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të dobëta, të paaftë dhe të korruptuar
    • BE/NATO janë të dobëta dhe nuk janë të bashkuara
    • NATO është agresive dhe provokuese

    Ky tekst ka shkelur edhe parimet bazë të gazetarisë siç janë :

    • Detyra themelore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e opinionit të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të kushtetutës tonë.
    • Roli i gazetarëve është të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.
    • E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    Besimi në mjekësi si mjet i ndikimit rus

    Lajmi i rradhës

    TV Alsat paditë shtetin – Ministrinë e Financave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë