Vetëdije e ulët në Dibër për mirëmbajtjen e mjedisit

    Edhe pse dibranët janë të njohur për pastërtinë që kanë në shtëpitë e tyre, kjo nuk ndodh rreth pastërtive të hapësirave. Dhjetëra projekte të ndryshme janë realizuar nga shoqatat qytetare në lidhje me rritjen e vetëdijes për mirëmbajtjen e mjedisit jetësor. Deponitë e egra paraqiten si këpurdhat pas shiut. Problemi është akut edhe pse ndërmarrja komunale lokale në mënyrë korrekte realizon obligimet rreth pastrimit të qytetit. Problemi assesi të tejkalohet.

    Edhe pse për dibranët dhe për institucionet kompetente janë të njohur kryesisht ndotësit, deri tani askush nuk dënohet nga ana e kompetentëve. Shqetësimet janë të shumta edhe të qytetarëve të cilët shfrytëzojnë rrugën e liqenit për rekreim. Pothuajse çdo vikend kjo rrugë që është ndërtuar me mjetet të USAID, mbushet me deponi të egra.

    Revolti i dibranëve është i madh jo vetëm për papastërtinë që është prezent në rrugën e liqenit por edhe shumë rrugë të tjera në qytet dhe periferi. Drejtori i ndërmarrjes komunale “Standardi”, Burim Kaba për gazetën KOHA thotë se ndërmarrja në pos mirëmbjatjes së higjienës publike, pothuajse çdo javë organizon edhe aktivitete të përforcuara për pastrimin e deponive të egra.

    “Njësia për pastrim të hapësirave rregullisht pastron mjedisin jetësor në përputhje me rregulloren për pastrimin e rrugëve. Por duke marr parasysh faktin se persona të ndryshëm të pandërgjegjshëm formojnë deponi të egra, jemi të detyruar të organizojmë aksione plotësuese për pastrimin e deponive. Duket se një pjesë e popullatës kanë nivel të ulët për mirëmbajtjen e mjedisit jetësor. Ne si ndërmarrje në kontinuitet kemi kërkuar angazhim më të madh të inspektorit komunal, por deri tani shohim se nuk ka persona apo grupe personash të dënuar”, thotë drejtori Kaba.

    Ai shton se tejkalohen të gjithë normat kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

    “Janë vendosur 130 kontejner të ri dhe shpesh herë gjatë inspektimit që bëjmë ka shumë mbeturina jashtë kontejnerëve. Është shumë shqetësues fakti që mbeturinat hedhen si në qytet dhe në periferi të qytetit vend e pa vend. Rruga e Liqenit është një rrugë atraktive e cila frekuentohet nga dibranët për relaks. Por, situata kur flasim për pastërtinë nuk është e mirë”, thotë ai.

    Përveç rrugës të liqenit, deponitë e egra paraqiten edhe në vendbanimin “Vakof”, në afërsi të ish lokalitetit ku ishte kooperativa bujqësore “Progres”, por edhe në vende të tjera. Situata nuk është më e mirë as në fshatra. Edhe pse ndërmarrja komunale ka filluar të grumbulloj mbeturinat në fshatin turistik Kosovrast i Poshtëm, përsëri përfaqësues të bashkësisë vendore thonë se fshatarët hedhin mbeturina në shumë lokacione. Shpesh herë bllokohet edhe përroi i fshatit për shkak të mbeturinave që hidhen në të dhe pastaj me ujërat të përroit ata përfundojnë në liqenin e Dibrës.

     Shoqatat joqeveritare edhe një herë kanë ngritur zërin për këtë situatë që ka të bëj me mjedisin jetësor duke paralajmëruar se problemi kryesor qëndron tek vetëdija e ulët e një pjese të popullatës lokale për mirëmbajtje të mjedisit jetësor. Pikërisht për këtë problem shoqatat paralajmërojnë projekte por edhe aksione për pastrimin e deponive të egra të cilat në vendbanimet paraqesin edhe rrezik për shëndetin e popullatës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    RMV SËRISH NË KREDI | Borxh për borxh!

    Lajmi i rradhës

    Spasovski: Ndryshimet në Kodin Penal nuk kanë të bëjnë me pazare politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë