Vetëm dy inspektorë të ujit në tërë RMV-në!

    Në Maqedoni ka vetëm dy inspektorë të ujit, Ligji i ri për ujëra ende nuk është miratuar, ndërsa korniza aktuale juridike nuk i përmban elementët kyç nga Direktiva kornizë e BE-së, i cili është dokument udhëheqës për mbrojtjen e lumenjve në vendet evropiane, u tha para fillimit të konferencës së tretë ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve në Evropën Juglindore.

    Sipas organizatës “Eko-Svest”, është i domosdoshëm kontrolli i fuqishëm inspektues në punën e të gjithë faktorëve për mbrojtjen e lumenjve. Shteti duhet të punojë në ndryshimin e politikave, në përforcimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe në vendosjen e mënyrave evropiane të menaxhimit të lumenjve dhe resurseve të lumenjve.

    Nga “Eko-Svest” theksojnë se përveç ndotjes, problem i madh për lumenjtë janë edhe hidrocentralet e vogla. Mesazhi, i organizatës ndërkombëtare The Nature Conservancy është se lumenjtë duhet të mbrohen, por po kaq e rëndësishme është edhe mbrojtja të jetë e qëndrueshme.

    Konferenca është pjesë e iniciativës rajonale “Së bashku për lumenjtë” dhe marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, bashkësive lokale, institucioneve dhe komuniteteve akademike nga i gjithë rajoni. Ata do të bisedojnë për çështje kyçe për mbrojtjen e lumenjve, do të shkëmbejnë përvoja dhe do të paraqesin shembuj të suksesshëm nga puna e tyre.

    Në konferencën e tretë ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve në Evropën Juglindore që po mbahet në Shkup marrin pjesë 80 pjesëmarrës nga rajoni dhe bota, ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. Dy konferencat e para janë mbajtur në vitin 2019 në Podgoricë dhe në vitin 2022 në Zadër.

    Lajmi Paraprak

    Sa miliona euro vijnë nga shitja e apartamenteve në RMV?

    Lajmi i rradhës

    Thellohet diskriminimi etnik në institucionet publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë