Vetorganizim i peshkatarëve në Dibër për t’u mbrojtur nga hajnat

    Shoqatat e peshkatarëve sportiv “Trofta” në Dibër, në seancën e jashtëzakonshme ka vendosur që të merr masa vullnetare për mbikëqyrjen dhe mbrojtën liqenit të Dibrës duke marr parasysh periudhën më kritike që ka të bëj me peshkimin masiv jo ligjor që bëjnë hajnat duke përdorur edhe mjete të forta dhe masakrojnë peshkun. Nga kjo shoqatë kanë shprehur shqetësimin e madh për fondin të liqenit të Dibrës meqë pas vëzhgimeve që ka bërë, ka konstatuar se hajnat me pajisje moderne shkaktojnë vjedhje të peshkut në përmasa të gjëra duke përdorur edhe sende të forta me të cilët masakrojnë peshkun. Shqetësimin e ndan edhe mbarë popullata dibrane e cila së bashku me shoqatën jep vlerësimin se kjo dukuri është për shkak të mosdhënies të koncesionit nga ana e Ministrisë përkatëse për Liqenin e Dibrës.

    Plot dy vite Liqeni i Dibrës është pa koncesioner dhe rezultater janë këto që tani ndodhin në ujërat e Liqenit, thuhet në konkluzat e shoqatës “Trofta”.

    Udhëheqësia e shoqatës së peshkatarëve sportiv “Trofta”, me të cilën kryeson Beli Haliti, potencon se pas peshkimit ekonomik duke mos respektuar kontratën nga koncesioneri i mëparshëm, kjo që ndodh tani në liqenin e Dibrës është poashtu një masakër me peshqit. Prandaj shoqata thekson se nga dita e sotme do të fillon vetorganizimi i peshkatarëve sportiv të Dibrës për mbrojtje të Liqenit. Këtu thonë se në çdo pjesë të Liqenit do të ketë mbikëqyrje dhe do të informohet automatikisht policia nga vendi i ngjarjes për marrjen e masave të mëtutjeshme. “Mjaft ishte”, thuhet në kumtesën e shoqatës e cila shton se kohëve të fundit hajnat lokal por edhe nga qytetet për rreth Dibrës përdorin mjetet jo ligjore për të peshkuar. Në lidhje me këtë problem shoqata ka informuar të gjithë institucionet kompetente dhe pret që të ndërmerren aktivitete të menjëhershme për ndaljen e kësaj dukurie.

    Anëtarët të shoqatës për gazetën KOHA thonë se Liqeni i Dibrës duke u mbrojtur nga peshkatarët sportiv tani kanë një fond të pasur të peshkut, por prezenca e hajnave ditëve të fundit drejtpërdrejt masakron peshkun. Përdorimi i mjeteve të ndryshme për të peshkuar është jashtë normave ligjore. Shoqata thotë se pret aktivitet të shpejt edhe nga ana e policisë, inspektorëve dhe institucioneve të tjera kompetente. Hajnat faktikisht duhet të përfundojnë atje ku e kanë vendin, thuhet në reagimin e shoqatës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Gjendja në gjyqësorin e RMV, shkak për uljen e besueshmërisë

    Lajmi i rradhës

    NEGLIZHENCA PO GËRRYEN JABLLANICËN! Ambientalistët apel për park kombëtar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë