(Video) Kryeministrja e Zelandës së Re u pengua gjatë transmetimit të dretpërdrejtë nga vajza e vogël që përkonte me kohën e gjumit

    Kryeministrja e Zelandës së Re është penguar në një transmetim të drejtpërdrejtë nga një shaka e vogël këmbëngulëse: vajza e saj tre vjeçare, e cila u “arratis” nga djepi, tek sa kryeministrja Jacinda Ardern po përpiqej të informonte publikun për situatën me Covid-19 në atë vend, shkruan “Guardian”, përcjell Nistori.

    Kryeministrja foli drejtpërdrejt nga shtëpia e saj për ndryshimin e protokollove të shëndetit publik, por e ndërpreu vajza e saj Neve, e cila ishte zgjuar.

    Në mes të bisedës për rritjen e masave të sigurisë Covid-19 për kompanitë, Ardern u shpërqendrua nga diçka që po ndodhte jashtë kuadrit të kamerës dhe në sfond ishte një zë i qetë që bërtiste: “Mami?”

    “Duhet të ishe në shtrat. Është koha për gjum, e dashur. “Kthehu në shtrat dhe unë do të vij tek ju për një sekondë”, i është përgjigjur kryeministrja.

    “Ndjesë të gjithëve”, tha Ardern pasi u kthye në transmetim. “Kjo shkuarja në shtrat nuk ishte shumë e suksesshme, apo jo?”

    Kryeministrja tha se nëna e saj ishte atë natë në shtëpinë e saj për të ndihmuar mbesën të shkonte në shtrat.

    Kryeministrja u tha teleshikuesve se tashmë do të përfundojë transmetimin e drejtpërdrejtë. Kjo ngjarje mund të jetë e njëjtë me shumë prindër që kaluan një pjesë të vitit në izolim ose duke punuar nga shtëpia.

    Duke qenë se virusi Korona ka detyruar shumë personazhe publike të japin intervista nëpërmjet Zoom, mirëpo ka ndodhur shumë herë që këto emisione të jenë ndërprerë nga realiteti i jetës në shtëpi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    NJË VIT BURG PËR POLICIN QË U FILMUA DUKE USHTRUAR DHUNË NDAJ ROMIT NË MANASTIR

    Lajmi i rradhës

    Rrëzimi i qeverisë: “E Majta” tërhiqet, bashkë me të edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë