Vijon votimi në Qendër Zhupë

    Votimi në Qendër Zhupë për zgjedhjen e kryetarit të komunës po zhvillohet pa incidente. Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Nexhip Iljaz njoftoi se deri në orën 13.00 gjithsej 1286 votues kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Në përqindje dalja është 18.17%.

    Kjo, sipas Iljaz është diku 5-6% më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara deri në orën e caktuar.

    Votimi në Qendër Zhupë përsëritet pasi në zgjedhjet e tetorit nuk u arrit census ligjor. Të paktën 1/3 e votuesve duhet të dalin që votimi të jetë i vlefshëm. Qendra Zhupë ka 7077 votues të regjistruar në listën zgjedhore dhe 16 vendvotime.

    Lajmi Paraprak

    Jotova: Në regjistrim dolën pak bullgarë sepse u kërkohej dëshmi se janë nga Bullgaria

    Lajmi i rradhës

    Lajmet e rreme në shërbim të rritjes së ndikimit rus në rajon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë