Visar Ademi, kandidat i pavarur për komunën e Gostivarit

    Visar Ademi / Fotografia: nga profili i tij personal i Facebook

    Visar Ademi do të jetë kandidat i pavarur në komunën e Gostivarit. Ademi thotë se në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në muajin tetor pret të marrë mbështetje nga qytetarët e Gostivarit, përcjell Nistori.

    “Të dashur miq, dua të ndaj një lajm të madh me ju. Nga sot shpall kandidaturën time të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit. Pres përkrahjen tuaj për ta bërë Gostivarin, qytet më të mirë për të gjithë. Shihemi në qytet!”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.

    Përveç Ademit, në zgjedhjet e ardhshme lokale për komunën e Strugës do të garojë edhe biznesmeni Mendi Qyra. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në prag të përzgjedhjes së udhëheqësve të pushtetit lokal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë